E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me vendimin ligjor propozohet punësimi i njëqind personave të cilët studimet i kanë përfunduar me notë mesatare prej të paktën 9,5 në njërin prej pesë institucioneve të larta arsimore më të mira.
Pranohet në lexim të parë Propozim-ligji për punësimin e njëqind studentëve më të mirë të diplomuar


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e pranoi në lexim të parë Propozim - ligjin për punësimin e njëqind studentëve më të mirë të cilët kanë diplomuar në universitetet publike në vend dhe e dorëzoi në lexim të mëtejmë.

Me vendimin ligjor propozohet punësimi i njëqind personave të cilët studimet i kanë përfunduar me notë mesatare prej të paktën 9,5 në njërin prej pesë institucioneve të larta arsimore më të mira.

Janë përcaktuar kushtet (fillestare dhe shtesë) dhe rregullohet procedura për punësimin e njëqind studentëve më të mirë që kanë diplomuar që do të fillojë me publikimin e thirrjes publike, pas së cilës do të zgjidhet kandidati më i mirë për vendin e punës dhe ai do të fillojë marrëdhënie pune në institucionin e sektorit publik.

Ligji duhet të fillojë të realizohet nga viti 2017 dhe për të janë siguruar mjete financiare.

Deputetët e shumicës në pushtet në diskutim theksuan se bëhet fjalë për ligj me të cilin sektori publik do të bëhet me kudër profesional, ndërsa është motivues pasi që do t'i stimulojë studentët të mësojnë dhe të garojnë. Ata vlerësuan se bëhet fjalë për zgjidhje të mirë ligjore me të cilën do t'u jepet mundësi studentëve më të mirë të pesë universiteteve më të mira nëse kanë dëshirë, të punësohen në sektorin publik.

Deputetët e opozitës, nga ana tjetër vlerësojnë, se propozimi është populist dhe diskriminues dhe pyesin pse, para zgjedhjeve, pushteti dëshiron të sjellë ligj për studentët më të mirë. Ata vlerësojnë se studentëve më të mirë duhet t'u mundësohet të gjejnë vende të valorizuara përkatëse në tregun e punës dhe jo të punësohen në administratën shtetërore.

Për deputetët e BDi-së propozim- ligji i diskriminon studentët shqiptarë dhe siç paralajmëruan, nëse vërejtjet e tyre nuk pranohen në debatin për amendamentet, atëherë do të votojnë kundër këtij vendimi ligjor.

Në pjesën e pasdite të seancës kuvendore janë miratuar edhe ndryshimet e Ligjit për standard studentor në lexim të dytë, ndërsa u pranuan edhe ndryshimet e Ligjit për tjetërsim.

Kuvendi nesër duhet ta vazhdojë debatin për pikat e tjera të rendit të ditës të seancës së 117.

Publikuar: 21.09.2016 | 12:01
Lexuar: 1346 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime