E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Volfsburgu kishte shanse të rihapte ndeshjen që në pjesën e parë, por Gomez, Draxler dhe Rodriguez dështuan para portës kundërshtare.
Dortmundi, në krye përkohësisht










Borusia e Dortmundit shkatërroi 1-5 Volfsburgun dhe i merr përkohësisht Bajernit të Mynihut kreun e Bundesligës.

Goli i shpejtë i Guerreiros i çliroi lojtarët e Dortmundit nga ana psikologjike, por dha efektin e kundërt te kundërshtarët, të cilët lejuan Aubumejangun të dyfishonte në minutën e 16.

Volfsburgu kishte shanse të rihapte ndeshjen që në pjesën e parë, por Gomez, Draxler dhe Rodriguez dështuan para portës kundërshtare.

Goli i shumëpritur nga tifozët vendas erdhi në fillimin e pjesës së dytë me Didavin. U mendua se Volfsburgu do ta ndryshonte lojën, por 5 minuta më pas Dembele trefishoi për Dortmundin nga një pozicion i dyshimtë për pozicion jashtë loje.

Më pas, Aubamejang dhe Pishçek vulosën fitoren që e ngjit Dortmundin në kuotën e 9 pikëve.

Publikuar: 21.09.2016 | 12:24
Lexuar: 464 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime