E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo përmend dallimet e papajtueshme në ndarjen nga Brad Pitt, dhe ka kërkuar kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve të tyre.
Ndahen Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Një nga martesat më të famshme të Hollywood-it ka marrë fund .

Të gjitha mediat ndërkombëtare kanë kryeartikull pikërisht lajmin që Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ndërsa TMZ ka siguruar një kopje të kërkesës për divorc të Angelina Jolie, të cilën ka paraqitur të hënën në Los Angeles.

Ajo përmend dallimet e papajtueshme në ndarjen nga Brad Pitt, dhe ka kërkuar kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve të tyre.

Ndërsa nga ana tjetër Bread thotë: Unë jam shumë i pikëlluar me këtë, por ajo që ka më shumë rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve tanë.”

Çifti ndahen pas 12 vitesh së bashku.

Ja gjërat që nuk i keni ditur për Jolie

Në 2015-tën u shënua rikthimi në ekran i Brad Pitt dhe Angelina Jolie me filmin “By the Sea”.
Ndryshe nga Mr. & Mrs. Smith, filmi, i shkruar dhe i drejtuar nga Jolie, tregon historinë e një çifti të viteve të 70’a të cilët shkojnë për ca kohë në Evropë në përpjekje për ta ndrequr martesën e tyre.

Për ta kujtuar këtë rikthim në ekran të Jolie dhe anën e saj regjisoriale, më poshtë mund t’i mësoni gjërat që nuk i keni ditur për të.

1. Me dëshirë të nënës së saj, Marcheline Bertrand, Jolie provoi modelimin kur ishte vetëm 14 vjeçe por u zhgënjye shumë dhe e braktisi atë.

2. Gjatë fëmijërisë Jolie kishte dy simpati: Spock-in nga Star Trek dhe Anthony Perkins nga Psycho. Më 1999, ajo u paraqit në “The Daily Show With Jon Stewart” dhe shpjegoi ndjenjat e saj për Vulcan.

3. Pasi Jolie lindi vajzën e saj Shiloh më 2006, ajo dhe Pitt shitën fotografitë e para të foshnjës për 4.1 milionë dollarë, para këto të cilat çifti i dhuroi për bamirësi. Kur binjakët e Jolie dhe Pitt lindën më 2008, fotografitë u shitën për 11 milionë dollarë, duke arritur një rekord për fotografitë më të shtrenjta të foshnjave që janë blerë ndonjëherë. Përsëri, çifti i dhuroi paratë për bamirësi.

Publikuar: 21.09.2016 | 12:28
Lexuar: 569 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime