Pjesë e këtyre hetimeve është bartja e licënces për telekomunikim të një operatori në rrjetin mobil virtual, në vitin 2007 dhe 2008, ndërmjet kompanisë 'Dardafon' dhe PTK-së, e cila dyshohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme.
Policia e EULEX-it, mëngjesin e sotëm, ka nisur bastisje në Postë-Telekomin e Kosovës dhe në disa lokacione të tjera në Prishtinë dhe Pejë.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisjet janë të ndërlidhura me hetimet për dyshime ne lidhje me çështje financiare dhe korrupsion.
Pjesë e këtyre hetimeve është bartja e licënces për telekomunikim të një operatori në rrjetin mobil virtual, në vitin 2007 dhe 2008, ndërmjet kompanisë 'Dardafon' dhe PTK-së, e cila dyshohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Prandaj, zyrat e kompansië Dardafon, zyrat e kompanisë 'Devolli Group' dhe kompania 'Z mobile', si dhe banesat e përfaqësuesve të këtyre kompanive janë duke u bastisur, tha Krasniqi.
Ai theksoi se po basistet edhe zyra e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqeri Haxha, si dhe pronat private të tij.
Këto bastisje, sipas Krasniqit, janë të ndërlidhura edhe me nje hetim të dytë për korrupsion.
EULEX-i po bastis gjithsejtë tetë lokacione, tri në Prishtinë dhe pesë në Pejë. Deri më tash, nuk raportohet të ketë të ndaluar.