E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Të inkurajuar nga kjo përvojë ne shpresojmë se shfrytëzimi i programit IPA 2 për bashkëpunim tejkufitar do të arrijë mbi 90 për qind. Presim projekte cilësore dhe implementim të tyre të mirë", tha ministrja Elezi.
BE-ja ka ndarë 2,9 milionë euro për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Gjithsej 2,9 milionë euro nga programi IPA 2 i BE-së qëndrojnë në dispozicion për projekte për bashkëpunim tejkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë për vitin 2014 dhe 2015. Mund të shfrytëzohen nga organizata si komuna, ndërmarrje publike, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe organizata jopqeveritare për projekte, me të cilat do të stimulohet zhvillim më i balancuar, inkluziv dhe i qëndrueshëm ekonomiko-social në sferat tejkufitare të dy vendeve.

Në konferencën për shtyp me rastin e promovimit të Thirrjes së parë për propozime për shfrytëzim të këtyre mjeteve, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar theksoi se Programi përmban tre prioritete edhe atë turizëm dhe kulturë, përforcim i mundësive për konkurrencë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.

"Dua të shohim propozime të cilat kanë të bëjnë me nevojat e vërteta të popullatës dhe kanë për qëllim përmirësimin e lidhjeve mes komunave", tha Zhbogar dhe theksoi se Delegacioni i BE-së do të ketë rol në organin e vetëm kontraktues dhe do t'i nënshkruajë marrëveshjet me përfaqësuesit e organizatave, projektet e të cilëve do të zgjidhen në thirrjen e publikuar.

Ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi theksoi se Maqedonia ka përvojë të rëndësishme nga shfrytëzimi i mjeteve për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nga faza e parë e IPA 1, në kuadër të së cilës theksoi janë realizuar 51 projekte në vlerë prej 7,2 milionë eurosh ose 85 për qind nga mjetet e disponueshme.

"Të inkurajuar nga kjo përvojë ne shpresojmë se shfrytëzimi i programit IPA 2 për bashkëpunim tejkufitar do të arrijë mbi 90 për qind. Presim projekte cilësore dhe implementim të tyre të mirë", tha ministrja Elezi.

Sipas zëvendëskryeministrit për eurointegrimet Arbër Ademi, në thirrjen e parë mund të paraqiten subjekte nga rajoni i Pellagonisë, Pollogut dhe rajoni jugperëndimor i Maqedonisë, si dhe rajonet Dibër, Korçë dhe Elbasan nga Shqipëria.

"Do të doja t'i ftoj dhe inkurajoj të gjithë shfrytëzuesit potencialë siç janë komunat, ndërmarrjet publike, organizatat nga fusha e kulturës, turizmit, arsimit, nga ekonomia dhe të gjithë që mund të aplikojnë... të kenë pjesëmarrje aktive në këtë thirrje për propozime. RM ka interes për thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë dhe sinqerisht besoj se në kontribut të kësaj do të jetë edhe suksesi i këtij programi", tha Ademi.

Thirrja e parë për mjetet nga IPA 2 për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është shpallur më 16 shtator dhe të gjitha subjektet e interesuara mund të aplikojnë deri më 1 nëntor të këtij viti.

Publikuar: 21.09.2016 | 16:06
Lexuar: 440 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime