E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi janë vërejtur sulmet nga shërbimet gjermane, deri te të gjitha partitë është dërguar paralajmërim dhe manual si të shmanget instalimi i softuerit të spiunëve, pranon BSI.
Berlini e akuzoi Moskën për spiunazh kibernetik të partive gjermane


Agjencia federale gjermane për siguri informative (BSI) pohon se politikanët dhe të punësuarit në partitë politike në Gjermani kanë marrë porosi elektronike gjoja të dërguara nga Shtabi i përgjithshëm i NATO-s, në të cilat ka pasur link me të cilin është konstatuar softuer i spiunëve.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, sipas shërbimeve gjermane për kiber sule, të cilat kanë ndodhur më 15 dhe 24 gusht, përgjegjës janë hakerët nën kontroll të Moskës zyrtare.

Pasi janë vërejtur sulmet nga shërbimet gjermane, deri te të gjitha partitë është dërguar paralajmërim dhe manual si të shmanget instalimi i softuerit të spiunëve, pranon BSI.

"Duke e pas parasysh situatën në SHBA për mua është me rëndësi të mbrohen partitë nga spiunazhi", thotë shefi i BSI-së, Arne Shonbon, i cili përkujton në publikimin e porosive elektronike të Partisë Demokratike në SHBA.

Ai në brifing për mediat gjermane ka deklaruar se pas sulmeve me siguri qëndrojnë institucionet qeveritare ruse.

Gjermania druan se rasti me materialet elektronike që u paraqitën gjatë fushatës zgjedhore për president të SHBA-së dhe për të cilat demokratët pohojnë se janë vjedhur nga hakerët nën kontroll të Putinit, mund të përsëritet edhe para zgjedhjeve federale të caktuara për shtatorin e ardhshëm.

BSI në maj haptazi e akuzoi Moskën për serinë e sulmeve kibernetike, të cilat tërësisht e bllokuan sistemin kompjuterik në Bundestag.

Publikuar: 21.09.2016 | 16:29
Lexuar: 467 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime