E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nëse do ta takoj ndonjëherë jashtë fushës së futbollit, do t’i thyej turinjtë”, shkruhet në librin, disa prej citateve të të cilit i ka zbuluar “Daily Mail”.
Mourinho Wengerit: Do t’i thyeja turinjtë






Jose Mourinho nuk ka patur asnjëherë simpati për kolegun e Arsenal, Arsene Wenger, por duket se kjo shkon më përtej një urrejtje.

Të paktën kështu ka zbuluar gazetari Rob Beasley, një person shumë i afërt me trajnerin porguez, në librin e tij “Up Close and Personal” që pritet të dalë pas pak javësh.

“Nëse do ta takoj ndonjëherë jashtë fushës së futbollit, do t’i thyej turinjtë”, shkruhet në librin, disa prej citateve të të cilit i ka zbuluar “Daily Mail”.

Fraza shokuese e trajnerit portugez lidhet me priudhën kur ai drejtonte skuadrën e Chelseat, kur mes dy trajnerëve pati replika të ashpra, veçanërisht pas shitjes së spanjollit Mata te Manchester United.

Madje në tetorin e vitit 2014, të dy trajnerët pothuaj u prekën me duar në fushën e lojës.

Ndërkohë, replikat në distancë mes të dyve nuk kanë reshtur edhe sot. E fundit është ajo e trajnerit të Arsenalit, për blerjen e Pogbasë “110 apo 120 mlionë euro?

Kjo është një çemenduri, nëse e barazojmë dhe me jetën normale”. Por Mourinho nuk ja ka vonuar përgjigjen: “Është specialist i dështimeve. Mbreti i të qarave, nga mengjesi në mbrëmje”.

Publikuar: 23.09.2016 | 15:14
Lexuar: 466 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime