E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fansat dhe balerinë të ndryshëm profesonistë duke përfshirë Abby Lee Miller janë shprehur se Kendall nuk është një balerinë e vërtetë dhe fotot janë thjesht skandaloze.
Kendall Jenner në versionin e një balerine









Mesa duket familja e “Keeping Up With The Kardashians” do të jetë në qendër të vëmendjes së medias rozë dhe fatkeqësisht jo për diçka pozitive por për skandalet në të cilën ata e gjejnë veten.

Disa ditë më parë modelja Kendall u bë pjesë e një seti fotografik ku ju kërkua të improvizojë versionin më të mirë të një balerine. Këto foto janë hedhur në faqen e instagramit të fotografit Miguel Reveriego dhe së shpejti do të jenë pjesë e revistës “Spanish Vogue”.

Këto foto nuk kanë pasur asnjë koment pozitiv, përkundrazi fansat janë të zemëruar me Kendall dhe njerëzit që ndihmuan në zhvillimin e këtij seti. Fansat dhe balerinë të ndryshëm profesonistë duke përfshirë Abby Lee Miller janë shprehur se Kendall nuk është një balerinë e vërtetë dhe fotot janë thjesht skandaloze.

“Nuk mund ti japësh një modeleje një palë këpucë balerine dhe të presësh që ajo të bëhet një e tillë. Ka pa fund balerina të talentuara që meritojnë të jenë në këtë set, Kendall nuk është e zonja”. Shprehet një fanse në Twitter.

Ndërsa Abby Lee Miller fajson Kriss Jenner që nuk e ka lejuar vajzën e saj të ndërmarrë kurse baleti dhe e këshillon që mos të bëjë të njëjtin gabim me North West.
Kendall Jenner
Kendall Jenner

Publikuar: 23.09.2016 | 15:43
Lexuar: 527 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime