E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Takimi i parë ministror mes katër vendeve u mbajt në prill të këtij viti, gjithashtu në Selanik.
Cipras dhe Ban Ki mun kanë biseduar edhe për emrin

Çështja për emrin e Maqedonisë ka qenë një nga temat për të cilat kanë biseduar kryeministri grek Aleksis Cipras dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki- mun.

Në takimin në Nju-Jork ka qenë prezent edhe ndërmjetësuesi Metju Nimic, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Sipas burimeve qeveritare greke, sekretari i përgjithshëm i KB-së i konsideron për "tejet pozitive" masat për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Cipras nga ana e tij, ka përsëritur se Greqia ka qëndrim të fuqishëm për çështjen emrit, por se bën përpjekje të gjendet zgjidhje për emrin e ndërlikuar me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

Takim Koxias-Poposki në Nju-Jork

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, sot u takua me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, në margjinat e mbledhjes së 71-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Gjatë takimit, i cili është mbajtur në atmosferë shumë të mirë, dy ministrat kanë biseduar për situatën në rajon dhe për gjendjen me zbatimin e masave për ndërtimin e besimit, kumtoi MPJ-ja.

Koxias dhe Poposki kanë biseduar edhe për mbledhjen e dytë mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, e cila pritet të mbahet në Selanik në tetor dhe në të cilin do të marrin pjesë ministra të punëve të jashtme dhe të punëve të brendshme të katër vendeve.

Takimi i parë ministror mes katër vendeve u mbajt në prill të këtij viti, gjithashtu në Selanik.

Poposki: Marrëdhëniet me Greqinë janë përmirësuar, por zgjidhja e çështjes së emrit akoma është larg

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, pas takimit me homologun grek Nikos Koxias në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, deklaroi se zgjidhja për dallimin rreth emrit kushtetues akoma është larg, por se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar.

"Në vazhdimësi në takimet tona punojmë në ndërtimin e masave të besimit. Ekziston lëvizje e konsiderueshme në pjesën e atyre qëllimeve të cilat i kemi projektuar dhe mendoj se kemi arritur ndonjë nivel të mirëkuptimit se kushtet në të cilat ekziston një çështje që është problem shumë serioz dhe në të cilën kemi qëndrime të ndryshme, më së miri është të koncentorhemi në të gjitha temat tona të cilat na lidhin dhe për të cilat edhe Maqedonia edhe Greqia kanë interesa të përbashkëta strategjike dhe bashkërisht shohin drejt së ardhmes. Në këtë frymë po vijonë bisedimet dhe mendoj se në këtë frymë do të vazhdojnë pasi që kjo nuk është periudhë në të cilën ne mund ta zgjidhim çështjen më të rëndë shumëvjeçare në marrëdhëniet e mira bilaterale, por definitivisht është periudhë në të cilën mund ta përforcojmë percepcionin e dy vendeve të cilat kanë bashkëpunim normal dhe të cilat në rajon dëshirojnë të krijojnë klimë pozitive", deklaroi Poposki për Televizionin e Maqedonisë nga Nju-Jorku.

Ai shtopi se e ka shprehur brengosjen e tij të përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe të eruokomisarit Johanes Han për mendimet që të vendosen taksa në të holla dhe paraqitje paraprake për udhëtim nëpër BE për shtetas të vendeve të cilat kanë regjim pa viza falas. Sipas Poposkit, kjo zgjidhje eventuale do të ishte hap negativ dhe do t'i kthejë mbrapa të drejtat e lëvizjes së lirë nëpër Union. Mogerini dhe Han janë përgjigjur se kjo masë nuk është dakorduar si edhe sikur të dakordohej, nuk do të vihej shpejtë.

"Patëm biseda serioze me përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe me komisarin Han dhe me nënkryetaren Mogerini, rreth pasojave dhe pikëpamjeve nga ana jonë, nga vendet ballkanike të cilat janë kandidate apo kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, se ky zhvillim do të ishte mjaft negativ. Nga ana e tyre u dërgua mesazhi se nuk presin që kjo të konstatohet për një periudhë të shkurtër kohore, i notojnë mesazhet tona të brengosjes, pasi që pas liberalizimit të vizave ky do të ishte sinjal pozitiv i cili në njëfarë mënyre do të thoshte regres i të gjitha angazhimeve të cilat i kemi pasur deri më tani për sigurimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në Bashkimin Evropian. Mesazhet e tyre janë se megjithatë nuk bëhet fjalë për diçka që është vendosur, se është e rëndësishme të dëgjohet edhe zëri jonë dhe nuk ndërmarrim hapa konkretë të kemi grup të vendeve anëtare në BE të cilat do të veprojnë në drejtim të dekurajimit të një rregullative të tillë", deklaroi Poposki.

Lidhur me garën për përzgjedhjen e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Poposki thotë se është herët të parashikohet se kush do të jetë fituese, por se kandidati i Maqedonisë Sërgjan Kerim është në mesin e pretendentëve më serioz. (MIA)

Publikuar: 23.09.2016 | 15:53
Lexuar: 435 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime