E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fillimisht Komuna e Gostivarit ia kishte mundësuar hulumtimin kompanisë në fjalë, dhe hulumtimi ka rezultuar me sukses dhe është marrë vendim për planifikim afatgjatë të prodhimit në territorin e Komunës së Gostivarit.
Kompania nga Anglia investon 20 milion dollar në Gostivar









Në Komunën e Gostivarit po materializohet një investim kapital nga Anglia me vlerë prej 20 milion dollarë. Bëhet fjalë për Kompaninë “PRG Angli”, e cila tashmë ka vendosur të hap fabrikën pas një viti hulumtim për prodhimin e materialeve biokompatibile me qëllim të hapjes së fabrikës për prodhimin e xeheve në fshatin Balindoll të Gostivarit.

Fillimisht Komuna e Gostivarit ia kishte mundësuar hulumtimin kompanisë në fjalë, dhe hulumtimi ka rezultuar me sukses dhe është marrë vendim për planifikim afatgjatë të prodhimit në territorin e Komunës së Gostivarit.

Për këtë qëllim, sot në kabinetin e tij, kryetari, z. Nevzat Bejta priti kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë “PRG Angli”, z. Raymond Power, i cili falënderoi kryetarin Bejta për mbështetjen e parezervë në realizimin e këtij investimi.

“Parashikimet e këtij investimi janë se e njëjti do të kap vlerën përafërsisht 20 milion dollarë. Sipas vlerësimeve dhe hulumtimit të bërë, Kompania “PRG Angli”, është e gatshme të vazhdoj me punët për realizimin e investimit. Bëhet fjalë për fabrikë me sipërfaqe të madhe dhe me kapacitet të prodhimit deri në pesë tonë minerale në ditë”, deklaroi Power, i cili po ashtu bëri me dije që në vitin e parë do të angazhohen në punë 50 persona, kurse brenda periudhës në vazhdim ky numër do të shumëfishohet me qindra punësime të reja.

Brenda muajt shtator, Kompania “PRG Angli”, iu drejtuar Komunës së Gostivarit me shkresë zyrtare për dhënie pëlqim të investimit në fjalë. Në kohë rekorde, Komuna e Gostivarit aprovoi kërkesën e kompanisë duke i dhënë dritë të gjelbër për të vijuar investimet e veta.

“Me lejoni të shpreh kënaqësi në lidhje me arritjet dhe sukseset e juaja gjatë hulumtimit të kryer në territorin e Komunës së Gostivarit për prodhimin e materialeve biokompatibile. Ndjehem i privilegjuar që keni vendosur të vazhdoni me kompletimin e këtij investimi dhe projekti. Ju siguroj që Komuna e Gostivarit me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion dhe në suaza të kompetencave të veta, do të fuqizon përpjekjet që në këtë proces të këtij investimi të ofron shërbimet e veta në saja të nevojave që të lindin brenda kohës”, tha kryetari Nevzat Bejta, i cili tha se administrata komunale do të vihet në shërbim të investitorit në kuptim të sigurimit të projekt - dokumentacionit teknik, leje të ndërtimit si dhe procedurat e tjera të nevojshme administrative.

Kompania “PRG Angli” tashmë ka bërë certifikimin e fabrikës dhe prodhimit. Duhet cekur që në nivel botëror, aktualisht janë të certifikuara vetëm 29 fabrika të këtij drejtimi industrial.

Publikuar: 23.09.2016 | 15:54
Lexuar: 1531 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime