E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në anën tjetër, gjithashtu theksohet se BDI mbështet fuqishëm prokurorinë speciale.
BDI pro zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbështet Prokurorinë speciale








Edhe përkundër zërave dhe kritikave që partia opozitare maqedonase LSDM lëshoi ditë më parë se BDI-ja po punon për të ikë nga zgjdhjet, nga partia shqiptare në pushtet informojnë se BDI-ja po punon në zgjidhjen e pikave të nënshkruara në marrëveshjen e fundit të Përzhino 2 dhe se BDI-ja është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, njofton Zhurnal.

Në anën tjetër, gjithashtu theksohet se BDI mbështet fuqishëm prokurorinë speciale.

“BDI mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale që në mënyrë të pavarur dhe profesionale të zbardh të gjitha dyshimet e dala nga përgjimet. Sa i takon buxhetit, vlerësojmë se duhet respektuar ligji për buxhet dhe nuk duhet rrezikuar që vendi të mbetet pa buxhet për vitin 2017 duke pasur parasysh se zgjedhjet janë paraparë për 11 dhjetor dhe nuk ka afate të mjaftueshme ligjore që të lihet i njëjti pas zgjedhjeve të dhjetorit”, kumton BDI.

Publikuar: 26.09.2016 | 10:26
Lexuar: 1524 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime