E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për këtë arsye sipas informacioneve që përcjell Daily Star, në Bavari problemi tani është që të vendosin se cili do të jetë trajneri pas dy viteve, kur te Bajerni të përfundojë epoka e Ancelotti-t.
Bayerni, gjen pasuesin e Ancelottit

Në Gjermani dihet, programimi është gjithcka, aq më tepër në një institucion si Bajerni i Mynihut.

Bavarezët janë mësuat të planifikojnë për një të ardhme afatgjatë, pasi kursesi nuk duan që të gjenden në një farë mënyre të papërgatitur.

Për këtë arsye sipas informacioneve që përcjell Daily Star, në Bavari problemi tani është që të vendosin se cili do të jetë trajneri pas dy viteve, kur te Bajerni të përfundojë epoka e Ancelotti-t.

Emri më i kuotuar për 2018, është ai i Jurgen Klopp që prej pak kohësh ka firmosur një kontratë që e lidh me Liverpool deri në 2022, dhe që para se të merte drejtimin në Anfield pati një histori të lavdishme me rivalët e Bajernit në Gjermani, Borusian e Dortmundit.

Anceloti te Bajerni po shijon një fillim të mrekullueshëm pasi ka fituar 8 ndeshje nga 8 të luajtura që kur ka shkuar në krye të stolit, duke fituar trofeun e parë Superkupën, dhe me një avantazh prej 3 pikësh në klasifikim ndaj Borusias së Dortmundit, por me sa duket as gjithë këto shifra nuk i mundësojnë italianit që të qëndrojë larg zërave të merkatos. Në fund të fundit gjermanët mendojnë gjithmonë për të ardhmen, Ancelotit i duhet të impenjohet për të tashmen.

Publikuar: 26.09.2016 | 14:36
Lexuar: 480 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime