E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trajneri Conte ka përgatitur listën e shpenzimeve, ku kërkon afrimin në skuadër të dy mbëojtësve qendre dhe një mbrojtësi krahu.
Conte punon që mos të përfundoj aventurën para kohe në Chelsea

Për një trajner të bindur se skuadra fituese krijohet rreth mbrojtjes solide, është i papranueshëm pësimi i 12 golave në katër ndeshje, ku vetëm në një rast ekipi e ka mbvajtur rrjetën të paprekur.

Jo rastësisht, pas disfatës së rëndë që Chelsea pësoi në derbin me Arsenalin, Antonio Conte pranoi se e priste një natë e gjatë dhe pa gjumë, pas gabimeve difensive të dyshes së përbërë nga Branislav Ivanovic dhe Gary Cahill.

Dy lojtarë të destinuar të qëndrojnë në stol, por ndoshta edhe të largohen nga “Stamford Bridge”.

Rikthimet e John Terry dhe Kurt Zouma nga dëmtimet pritet të kufizojnë disi dëmët, ndërsa për t’u përforcuar te blutë e Londrës duhet të presin deri në hapjen e merkatos së verës.

Pikërisht në atë periudhë, drejtuesi i stolit do të përgatitë revolucionin në mbrojtje, duke qenë se edhe Marcos Alonso i cili ka luajtur vetëm 35 minuta dhe David Luiz nuk e kanë bindur me formën e tyre.

Trajneri Conte ka përgatitur listën e shpenzimeve, ku kërkon afrimin në skuadër të dy mbëojtësve qendre dhe një mbrojtësi krahu. Gjatë ditëve të kaluara u përfol për interesimin serioz të Chelsea-t për Leonardo Bonuçin, për një ofertë rreth 58 milionë euro.

Megjithatë, prej konkurrencës nga Manchester City dhe synimit të Juventusit që të mos e shesë mbrojtësin, blutë kanë më tepër shanse të përforcohen në Angli dhe emrat e përfolur janë Michael Keane i Burnley dhe Ben Gibson i Middlesbrough.

Trajneri po studion lëvizjet, për ta rikthyer Chelsea-n pretendent pas një sezoni zhgënjyes dhe për të evituar që aventura e tij në Premier League të përfundojë përpara kohe.

Publikuar: 26.09.2016 | 14:40
Lexuar: 430 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime