E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke ju referuar rezultateve nga sondazhi të cilin e zbatoi "Si-En-En", të bërë menjëherë pas përfundimit të debatit.
Clinton vs. Trump, debati i parë presidencial



Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën në debatin e parë presidencial. Kandidatja demokrate dhe ai republikan shfrytëzuan 90 minuta për të paraqitur platformat e tyre para një audience televizive prej 100 milionë vetash. Debati i parë, nga tre gjithsej, u ngrit mbi tre shtylla kryesore: drejtimi i vendit, mirëqenia dhe siguria e SHBA-ve.

Ekonomia dhe vendet e reja të punës ishte pika e parë ku Clinton e Trump ashpërsuan gjuhën. Kandidati republikan akuzoi ish-Sekretaren e Shtetit se nuk kishte një plan për krijimin e vendeve të reja të punës, por përgjigjja e Clinton ishte: “Donald, ne e dimë që jeton në botën tënde”.

Donald Trump u pyet se përse nuk deklaronte taksat, ndërsa republikani u përgjigj se do të publikojë të dhënat në momentin kur Clinton të bëjë një gjë të tillë me 33 mijë emial-et që janë fshirë. Në këtë pikë, demokratja pranoi se kishte bërë gabim për çështjen e serverit privat, por tha se po ti jepej një shans tjetër, do të vepronte ndryshe.

Në lidhje me terrorizmin dhe Shtetin Islamik, Trump tha se mbështeste NATO-n, po aleanca duhet të dërgonte trupa në Lindjen e Mesme për të çrrënjosur ISIS. “Jam i tëri për NATO-n, por duhet të përqendrohet të terrorizmit. NATO duhet të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme në rast se dëshiron të dalë e fituar në luftën ndaj terrorizmit”, tha Trump.

Por Clinton u kundërpërgjigj duke thënë se NATO tashmë ka dërguar trupa në Afganistan pikërisht për të luftuar ISIS-n. “NATO ka kohë që po e lufton terrorizimin dhe trupat në Afganistan shërbejnë për këtë gjë”, tha Clinton.

Ish-Sekretarja e Shtetit kritikoi rivalin republikan për lëvdatat ndaj presidentit rus, Valdimir Putin si dhe për nxitjen që “hacker”-ët rusë të ndërmarrin sulme kibernetike ndaj qeverisë amerikane.

Clinton kritikoi Trumpin edhe për çështjen e armëve bërthamore, që ajo tha se ai i trajton me shkujdesje. “Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës. Shtet e Bashkuara do t'i respektojë marrëveshjet me aleatët”, tha Clinton qe shtoi se nuk mund t’i lihen kodet një njeriu që nervozohet pas një “cicërime” në Twitter.

Por, Trump u përgjigj duke thënë se “armët bërthamore janë kërcënimi më i madh ndaj vendit tonë”.

Kandidati republikan më pas kritikoi ashpër edhe marrëveshjen me Iranin. “Është marrëveshja më e keqe që është bërë ndonjëherë në histori”, tha ai. Por Clinton e kundërshtoi. Ajo e quajti marrëveshjen me Iranin të suksesshme.

“ Cila do të ishte alternativa e zotit Trump në këtë rast?”, pyeti Clinton. Trump vijoi duke thënë se për t’u ulur në karrigen e presidentit të SHBA-ve kërkohet guxim të cilin Clinton nuk e ka. Demokratja nxitoi t’i kujtonte eksperiencat e saj si zyrtare e lartë me vizitat dhe negociatat me shumë vende, por Trump i quajti ato si“eksperienca negative që i sollën vendit dëm”.

Kandidati republikan foli për çështjen e gjykimit dhe temperamentit që duhet të kenë kandidatët. “Unë kam gjykim shumë më të mirë se sa zonja Clinton dhe një temperament shumë më të mirë. Temperamenti im është arma ime më e fortë”, tha Trump.


Manjati i pasurive të paluajtshme deklaroi se Clinton ka shpenzuar qindra miliona dollarë për reklama kundër tij duke e quajtur këtë veprim të kampit demokrat si “aspak të ndershme”. Ai tha se mund të kishte sulmuar ish-Sekretaren e Shtetit nga familja, por nuk e preferon këtë gjë.

Të dy kandidatët thanë se do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve me Donald Trump që deklaroi se do të mbështeste zonjën Clinton në rast se ajo arrin të triumfojë në zgjedhje.

CNN: Klinton e sfidoi Trampin në debatin e parë televiziv

Kandidatja për presidente e Partisë demokratike të SHBA-së, Hillari Klinton, është fituese në debatin e parë televiziv me kandidatin e republikanëve Donald Tramp.

Duke ju referuar rezultateve nga sondazhi të cilin e zbatoi "Si-En-En", të bërë menjëherë pas përfundimit të debatit.

Njëherit 62 për qind e të anketuarve e kanë theksuar Klintonin si fituese, përderisa 27 për qind konsiderojnë se Tramp është më i mirë.

Gjatë shpalljes së rezultateve nga sondazhi, prezantuesi i "Si-En-En" theksoi se 41 për qind e të anketuarve ishin ithtarë të Partisë demokratike, ndërsa 26 për qind të Partisë republikane.

Tramp: Do ta tregoj paraqitjen tatimore kur Hilari Klinton do t'i publikojë mejlet e saj

Donald Tramp deklaroi se do ta tregojë paraqitjen e tij tatimore kur Hilari Klinton do t'i bëjë publike mejlet nga serveri privat, që e ka shfrytëzuar si sekretare amerikane e Shtetit, transmeton DPA.

"Ajo është diçka që populli amerikan e meriton ta shohë", tha Klinton për tatimet e Trampit. "Ka diçka që ai fsheh dhe ne do të vazhdojmë ta gjejmë atë", deklaroi ai.

Tramp u përgjigj se është i gatshëm ta tregojë paraqitjen e tij tatimore nëse Klintoni dakordohet t'i publikojë mejlet e saj.

Klinton pranoi se ka qenë gabim që ka përdorur server privat për korrespondencën e saj elektronike zyrtare.

Bastoret: Klintoni me më shumë gjasa për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë

Mundësitë për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë për kandidaten e Partisë Demokratike për president të SHBA-së, Hillari Klinton u rritën në internet bastoret, pasi u ballafaqua me kandidatin republikan Donald Tramp, në debatin e parë presidencial.

Bastet për fitoren e Klintonit u rritën për gjashtë për qind, gjegjësisht 69 për qind, ndërsa bastet për Trampin ranë për shtatë, në 31 për qind, tregojnë të dhënat e kompanisë së Zelandës së Re "Prekik It", të cilat i parashohin rezultatet e ngjarjeve politike dhe financiare.

Gjasat e Klintonit, gjithashtu u rritën edhe në faqen irlandeze për baste "Pedi pauer".

Pagesat për Trampin ranë në pesë për qind në shkurt, por u ngitën në 44 për qind në maj, ndërsa bastet për Klintonin ranë në 37 për qind në janar dhe pastaj u ngjitën në 79 për qind në gusht.

Debati i parë presidencial është një prej tre debateve të planifikuara, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 8 nëntor.

Publikuar: 27.09.2016 | 11:27
Lexuar: 535 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime