E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mesa duket 44-vjeçarja paska një ëndërr shumë të madhe në sirtar pasi ajo tregon se dëshironte të bëhej një doktoreshë dhe se është penduar që ndërpreu studimet për t’i hyre fillimisht karrierës si modele që 15-vjeçe.
Sofia Vergara: Do të doja të mos isha e famshme











Ajo është kolumbiania me një sens humori fantastik dhe rrallëherë zhvillon intervista serioze. E ftuar në emisionin e Harry Connick Jr, Sofia Vergara tregon sesi do të kishte qenë jeta e saj nëse nuk do të ishte e famshme.

Mesa duket 44-vjeçarja paska një ëndërr shumë të madhe në sirtar pasi ajo tregon se dëshironte të bëhej një doktoreshë dhe se është penduar që ndërpreu studimet për t’i hyre fillimisht karrierës si modele që 15-vjeçe.

Sofia shprehet se studimet për mjekësi kërkojnë vite të tëra studimi dhe kështu për të realizuar disi ëndrrën e saj ajo nisi studimet për stomatologji. E penduar ajo tregon se këto studime i vazhdoi vetëm dy vite pasi karrierës së saj si modele po i shtohej aktrimi.

“Nëse do të mund ta ktheja kohën pas do të doja të mos isha e famshme. Do të doja një jetë mondane dhe mjekësia do të ishte pasioni dhe profesioni im”, shprehet Sofia per Harry Connick.
Sofia Vergara
Sofia Vergara

Publikuar: 27.09.2016 | 11:54
Lexuar: 471 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime