E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krijimet e stilistes Angela Missoni për javën e modës në Milano hipën në pasarelë modele me funde të gjata e bluza gati mbi gju, fustane pas trupit, shpesh njëngjyrëshe.
Angela Missoni prezenton koleksionin pranverë-verë 2017 në Milano











Me një stil të thjeshtë dhe plot elegance u prezantuan modelet e firmës së modës Missoni për koleksionin pranverë-verë 2017 në Milano.

Krijimet e stilistes Angela Missoni për javën e modës në Milano hipën në pasarelë modele me funde të gjata e bluza gati mbi gju, fustane pas trupit, shpesh njëngjyrëshe.

Por nuk mungonin dhe elemente si vijat e drejta apo zig-zag që karakterizojnë këtë markë.

Veshjet ishin të punuar me thurje, në ngjyrë të verdhë, të gjelbër por dhe me nuance të gurëve. Ndër elementët shoqërues të veshjeve nuk mungonte shalli apo vëthë me forma dhe ngjyra të larmishme.

Që prej vitit 1948 kur u themelua nga Rosita e Otavio Missoni, kjo firmë mode ka vënë vulën e saj në industrinë e modës, duke u karakterizuar nga veshjet e njohura me zig-zage, të dallgëzuara dhe me vija.
Angela Missoni prezenton koleksionin pranverë-verë 2017 në Milano
Angela Missoni prezenton koleksionin pranverë-verë 2017 në Milano

Publikuar: 27.09.2016 | 12:00
Lexuar: 523 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime