E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ose duhet t'i lejojmë njerëzit të vijnë këtu ose duhet të ballafaqohemi me shkaqet kryesore për migrim, që njerëzit ta kuptojnë se me qëndrimin në shtëpitë e tyre kanë ndonjë perspektivë", tha Merkel.
Merkel: BE duhet të dakordojë marrëveshje për emigrantët edhe me vendet afrikane, si atë me Turqinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të dakordojë marrëveshje për emigrantët edhe me shtetet afrikane, siç janë Egjipti dhe Tunizia, në mënyrë identike siç e bëri me Turqinë, njofton "Al Xhazira".

Merkel deklaroi se duhet të ndahen më shumë para për ballafaqim të suksesshëm me shkaqet kryesore për migrimin dhe shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme "të parandalohet përsëritja e situatës nga vera e kaluar", kur duke u arratisur nga lufta dhe varfëria qindra mijëra njerëz të vendeve të Lindjes së Afërt e shënuan krizën më të madhe evropiane të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore.

"Është e rëndësishme shteteve afrikane t'u ofrojmë perspektivë për të ardhmen. Ose duhet t'i lejojmë njerëzit të vijnë këtu ose duhet të ballafaqohemi me shkaqet kryesore për migrim, që njerëzit ta kuptojnë se me qëndrimin në shtëpitë e tyre kanë ndonjë perspektivë", tha Merkel.

Ajo nuk dha detaje konkrete për marrëveshjen potenciale midis BE-së dhe shteteve afrikane, të cilat, për dallim nga Turqia, nuk janë kandidate për anëtarësim në BE.

Për nevojën e dakordimit të marrëveshjes me vendet afrikane për herë të fundit u fol në samitin G20 në Kinë.

Pas dështimit në zgjedhje në Berlin, Merkel e pranoi se ka bërë gabime tek disa vendime të sjella gjatë krizës së refugjatëve.

Publikuar: 27.09.2016 | 16:12
Lexuar: 356 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime