E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Buxheti është punuar në bazë të projeksionit për rritje të ekonomisë prej 3 për qind, ndërsa inflacioni të mbetet në nivel prej 1 për qind.
Në Kuvend filloi debati për Buxhetin për vitin 2017

- Në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet sot filloi debati për Propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Sipas propozimit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 187,6 miliardë denarësh që është për 7,6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016. Shpenzimet e përgjithshme janë në nivel prej 206,22 miliardë denarë ose për 4,5 për qind më shumë në krahasim me sivjet. Deficiti buxhetor është paraparë të arrijë 3 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht 18,6 miliardë denarë.

Investimet kapitale janë planifikuar në 26,95 miliardë denarë.

Buxheti është punuar në bazë të projeksionit për rritje të ekonomisë prej 3 për qind, ndërsa inflacioni të mbetet në nivel prej 1 për qind.

Propozimin para anëtarëve e elaboroi ministri i Financave Kiril Minovski i cili tha se debati në Kuvend fillon në disa rrethana specifike politike. "Vendosja e caqeve dhe udhëzimeve ekonomike për vitin e ardhshëm nevojitet për mbajtje të papenguar të stabilitetit ekonomik edhe krahas ngjarjeve politike në vend, që është edhe rekomandim i institucioneve financiare me renome ndërkombëtare", tha Minovski.

Ai pret që deputetët ta pranojnë diskutimin për buxhetin dhe në mënyrë demokratike t'i shprehin mendimet e veta rreth tij përmes debatit demokratik.

"Këtë e shoh edhe si test për deputetët dhe për nivelin e zhvillimit demokratik të vendit. Për atë arsye bëj thirrje, para së gjithash që me përgjegjësi t'i qsemi këtij procvesi he të zhvillojmë diskutim i cili do tëp ektë qëllime dhe rezultate konkrete, ndërsa qëllimi final gjithsesi është sjellja e politikave të cilat janë në dobi të qytetarëve dhe avancimit të standardit të tyre jetësor", thotë ai.

Propozim-buxheti për vitin 2017, si tha ministri në arsyetimin e tij, bazohet në tre postulate themelore dhe ato janë zhvillimi i cili bazohet në vlerën e lartë të investimeve kapitale, mbrojtja sociale e kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe zvogëlimi në faza i deficitit buxhetor që të arrihet konsolidim fiskal në afat të mesëm.

Sipas tij, prioritet kryesor buxhetor është mbështetja e sektorit privat sepse, siç tha, është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe është i vetmi i cili mund të krijojë vlerë të re.

Bruto investimet janë projektuart të rriten për 4,5 për qind, bazuar në investimet e planifikuara të sektorit publik dhe të pritjeve për rritje graduale të investimeve private.

Konsumi privat pritet të shënojë rritje prej 2,1 për qind, veprimtaria ndërtimore të realizojë rritje prej 5,2 për qind, punësimi të ketë rritje prej 1,8 për qind apo rreth 11.000 vende të reja të punës.

Të ardhurat tatimore janë planifikuar në shumë prej 108,876 miliardë denarëve dhe pritet të kenë rritje prej 9,47 për qind në krahasim me vitin 2016. Kontributet sociale janë planifikuar në shumë prej 51,879 miliardë denarëve apo për 3,46 për qind më shumë se këtë vit.

Shpenzimet rrjedhëse, siç tha, janë planifikuar në shumë prej 179,26 miliardë denarë dhe janë dedikuar për financim të rregullt të rrogave të të punësuarve në sektorin publik, pagesë me kohë dhe e rregullt e pensioneve, kompensimeve sociale dhe subvencioneve në bujqësi. "për rroga janë projektuar 26,77 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime 19,6 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 124,66 miliardë denarë, për transfere sociale 92,72 miliardl denarë..., ", theksoi Minovski.

Vëmendje të posaçme i kushtoi investimeve kapitale, sepse, siç tha, ndajmë shumë të konsiderueshme, më të lartë deri më tani, në drejtim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik.

Janë projektuar në nivel prej 26,954 miliardë denarë që është për 4,62 miliardë denarë më shumë këtë vit, apo 20,7 për qind rritje e investimeve kapitale.

Për infrastrukturën rrugore, siç tha, do të investohen gjithsejt 20,16 miliardë denarë, 807 milionë për shpenzime kapitale në infrastrukturën hekurudhore me të cilat do tëp vazhdohet rikonstruimi i hekurudhës së Korridorit 10, aksi i fundit Nogavci-Gradsko-Kukurepan dhe Krivollak-Negotinë. Janë paraparë mjete edhe për projektin për hekurudhën drejt Bullgarisë, si dhe furnizim të mjeteve të reja tërheqëse në shumë prej 50 milionë euro.

Për energjetikë dhe infrastrukkturën komunale janë projektuar 3,48 miliardë denarë, për rregullimin e ZZHTI 246 milionë denarë, për sistemin shëndetësor 1,12 miliardë denarë të fokusuara në Qendrën klinike "Nënë Tereza" dhe Spitalin klinik në Shtip. Në arsim, në mbrojtjen e fëmijëve dhe në sport parashikohen 3,25 miliardë denarë, për bujqësinë janë parashikuar rritje e kaciteteve investuese me vlerë prej 2,22 miliardë denarësh. Përmes programit për përkrahje financiare të zhvillimit rurual janë parashikuar 1,85 miliardë denarë.

Duke e cekur realizimin e Buxhetit për këtë vit tha se nga janari deri në gusht janë realizuar gjithsej të ardhura me vlerë prej 110,62 miliardë denarësh, që është për 6,5 miliardë denarë ose për 6,2 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë vjet. Janë grumbulluar të ardhura tatimore për 5,13 miliardë denarë ose për 8,4 për qind në krahasim me këtë periudhë të vitit 2015.

Shpenzimet nga kontributet sociale janë shumë prej 32,5 miliardë denarëve, që është për 1,6 miliardë apo 5,2 për qind më shumë në krahasim me periudhën adekuate në vitin 2015.

Shpenzimet, siç tha, prej janarit deri në gusht të këtij viti paraqesin 120,44 miliardë denarë që është për 3,5 miliardë apo 3 për qind më lartë në krahasim me vitin e kaluar. Deficiti buxhetor i realizuar prej janarit deri në gusht të vitit 2016 paraqet 9,8 miliardë denarë, që është për 2,98 miliardë denarë apo 23,3 për qind më pak nga deficiti adekuat në vitin 2015.

Borxhi shtetëror më 30 qershor 2016, siç tha, paraqet 36,9 për qind nga BPV-ja, prëderisa borxhi publik në atë periudhë paraqet 45,3 për qind të BPV-së.

Në debatin rreth buxhetit, deputetët nga LSDM dhe PDSH janë deklaruar se nuk do ta mbështesin këtë Propozim-buxhet për vitin 2017.

"Ky buxhet është joreal. Nuk bazohet në parametra real ekonomik dhe nuk është bërë kurfarë analize e ekonomisë reale dhe standardit jetësor", tha Marjanço Nikollov nga LSDM dhe shtoi se nuk ka gjasa reale që të realizohet.

Sipas tij, me buxhet të këtillë të propozuar nuk do të bëhet asgjë nga ajo që është planifikuar.

Kërste Mukoski nga VMRO-DPMNE replikoi se LSDM i plason tezat e njejta nga viti 2008 deri më sot dhe potencoi se Republika e Maqedonisë po përjeton renesansë në krahasim me investimet kapitale.

Sipas Gazmend Aliut nga PDSH, Buxheti i propozuar për vitin 2017 është i njëanshëm, dhe diskriminues në krahasim mke shpërndarjen e mjeteve dhe për këtë arsye ata si grup i deputetëve kanë parashtruar amandamente.

Grupi i deputetëve i BDI-së, siç tha Rexhail Ismaili, qëndrimin rreth Propozim-buxhetin do ta paraqesë në konferencë për shtyp sepse nuk është respektuar e arritura që të parët në diskutim të kyçen nga një përfaqësues i grupeve parlamentare, përkatësisht ta paraqesë qëndrimin së pari PDSH, mandej LSDM, e më pas BDI dhe në fund VMRO-DPMNE.

Marjanço Nikollov i cili është kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet dha pauzë me kërkesë të BDI-së.

Debati rreth propozim-buxhetit për vitin 2017 në Komision sipas Rregullores duhet të përfundojë për 10 ditë.

Publikuar: 28.09.2016 | 14:12
Lexuar: 391 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime