E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me 40 vjet të sapombushur Francesko Totti vazhdon të luajë, të shënojë e të ngjallë diskutime në kampin e Romës, por pikërishtr ditëlindja e kapitenit ka bashkuar të gjithë në kampin e verdhekuqve.
Totti, futbollisti që ka “ndalur” kohën









Totti është Pele' i Italisë" dhe kur ky krahasim vjen nga vetë ish futbollisti brazilian, është një vlerësim shumë i madh.

Me 40 vjet të sapombushur Francesko Totti vazhdon të luajë, të shënojë e të ngjallë diskutime në kampin e Romës, por pikërishtr ditëlindja e kapitenit ka bashkuar të gjithë në kampin e verdhekuqve.

Me numrin 10 që tashmë duket si një tatuazh mbi shpinë në harkun e shumë sezoneve, romanisti është provuar si i pakapshëm, i paimitueshëm dhe vendimtar në 23 vjet e gjysmë në serinë A. Pikërisht në harkun e një karriere unike me vetëm një fanelë, ai ka shënuar 250 gola në kampionat që nga debutimi i hershëm e deri pak ditë më parë.

Në 28 Mars 1993, Francesko Tottit iu dha shansi i debutimit nga trajneri Boshkov por goli i parë erdhi 5 muaj më vonë me Maconen në pankinë. Kaluan shumë trajnerë, por kapiteni më pas u bë i njëjti pasi talenti i Tottit nuk u zbeh kurrë edhe pas dy dëmtimeve të rënda dhe një kaviljeje me probleme që e ka përndjekur në 10 vjet. Gladiatori vazhdon të shkëlqejë në moshën 40 vjec dhe aktualisht numëron 306 gola në të gjitha ndeshjet me Romën.

Shumë skuadra kanë dashur të joshin përmes milionave Francesko Totin, por pavarësisht çmendurive financiare, kapiteni nuk ka patur asnjëherë dyshime për të mbetur aty ku është sot te Roma.

Por një dhuratë të veçantë për ditëlindje i ka kushtuar edhe “Disney”, e cila i ka kushtuar edhe disa karikatura komike.

Publikuar: 28.09.2016 | 14:19
Lexuar: 1417 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime