E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithçka ndodhi në Ishullin e Man, ku Lampkin përshkoi plot 60 km me motorin në pozicionin mbi gomën e pasme, për 1 orë e 35 minuta.
60 km me motor mbi një gomë (VIDEO)
Dougie Lampkin, 12 herë kampion botë në garat trial u bë protagonist i një arritje vërtet të madhe që e bën atë të shkruajë emrin në historinë e motoçiklizmit. Piloti vendosi një rekord të ri Guinnes për përshkimin e distancës më të gjatë mbi një gomë të motorit.

Gjithçka ndodhi në Ishullin e Man, ku Lampkin përshkoi plot 60 km me motorin në pozicionin mbi gomën e pasme, për 1 orë e 35 minuta. Lampkin e kishte parashikuar që ta ndërmerrte këtë iniciativë ditën e shtunë, por era e fortë shpejtësia e së cilës arrinte deri në 90 km/h e detyroi atë që të shtynte vendimin e tij me 24 orë.

Në pasditen e së dielës shpejtësia e erës arrinte deri në 65 km/h, ndërkohë që një problem më vete në këtë ndërmarrje të Lampkin ishte edhe trafiku. Edhe pse në ndihmë kishte një makinë që i hapte rrugën, mjetet që qarkullonin në drejtimin e kundërt shkaktonin rryma të forta ere herë pas here që i përplasej në fytyrë.

Publikuar: 28.09.2016 | 15:24
Lexuar: 445 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime