E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Falë një magjie të SuperMarios në minutën e 86-të, vendasit arritën të merrnin tri pikët, edhe pse në kohën shtesë sulmuesi italian mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutave.
Mario Balotelli, idhulli i ri i Nice

Mario Balotelli nuk zhgënjen kurrë, në të mirë dhe në të keq. Idhulli i ri i Nicës rezultoi vendimtar për ekipin kuqezi, që kthehet në krye të kampionatit francez pasi mposhti 2-1 Lorient.

Falë një magjie të SuperMarios në minutën e 86-të, vendasit arritën të merrnin tri pikët, edhe pse në kohën shtesë sulmuesi italian mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutave.

Të verdhën e parë e mori pasi hoqi bluzën në momentin e festimit të golit, ndërsa me të dytin ui ndëshkua pas një zënke kokë më kokë me Morieran, me arbitrin kryesor që nuk ngurroi për t’i ndëshkuar të dy protagonistët.

Në fakt Nica mundi të shënonte që në pjesën e parë me Ricardon, por Moukanjdo kthehu baraspeshën në minutën e 60-të, për të ardhur më pas te spektakli i dhuruar nga Balotelli me një të djathtë perfekte që përfundoi në trekëndesh.

Për SuperMarion ky ishte goli i pestë në kampionatin francez, dhe i gjashti në total pasi ka realizuar edhe në Europa League.

Java e 8 e ligës së parë franceze e uli siparin me takimin mes Lyonit dhe Sant Ettienit, që përfundoi më fitoren e pastës 2-0 të vendasve që shënuan në fund të cdo pjesë me Darder dhe Gezzal.

Publikuar: 03.10.2016 | 14:35
Lexuar: 438 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime