E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Besoj se të gjitha këta gjëra ata i dini për njëri tjetrin dhe mendoj se gjitha çfarë përmendëm janë vlerë e shtuar që ata të bashkohen kundër figurave kombëtare.
Fahri Balliu te Baton Haxhiu, si salepxhiu te bozaxhiu


Artin Spahiu

Në momentin e parë kur pashë se në emisioni. “Debat” të Baton Haxhiut ishte mysafir i debatit Fahri Balliu, me thënë të drejtën u mahnita pak.

Duke njohur profilin e tyre prej tregtarësh të gazetarisë , zakonisht si komentues të politikës në Shqipëri dhe, që tanimë dihet botërisht, se janë persona qe “hanë dhe lehin ” në pjeta tê ndryshme politike, njëri te “pjata” e maxhorancës sê sotme e tjetri në “pjatën” e maxhorancës së djeshme sot në opozitë, nuk kish si mos habitesh!

Mirëpo, pasi degjova se ata nuk kishin qëllimin për të biseduar për politikën në Shqipëri, për të cilën gjë jam i sigurtë se Haxhiu nuk do t’a ftonte kurrë Balliun, por kishin marrë përsipër që të promovojnë qëndrimet e tyre të errëta për situatën politike në Maqedoni, atëherë kuptova qëllimin e “bashkimit” të dy këtyre mostrave të gazetarisë shqiptare.

Baton Haxhiu, tanimë në opininion e gjerë njihet si një gazetar llëpyrës i pushteteve në Shqipëri e Kosovë dhe me një biografi të dyshimtë kombëtare , si një femijë i ritur nêpër oboret më të elitare të sistemit sêrbo-komunist, qëndrimet e tij mbi rrjedhat politike në Maqedoni tradicionalisht i ka pasur të ndikuara nga deformiteti i tij kombëtar nga e kaluara e tij genetike.

Këtë Batoni e ka dëshmuar në çdo moment kur bisedohet për rrjedhat dhe figurat politike në Maqedoni.

Ai kurrë nuk fton në studio njerëz që kanë dhënë kontribout në çështjen kombëtare, por çdoherë debatin mundohet që ta shtron me njerëz që kanë biografi të errët kombëtare, e sidomos në raport me shqiptarët e Maqedonisë?!

Nuk e di se a do të kishte më ofendim për shqiptarët në përgjithësi, e sidomos për shqiptarët e Maqedonisë, që për të biseduar për fatin e shqiptarëve, e sidomos të atyre të Maqedonisë, të kesh mysafir të emisionit Fahri Balliun?! Një figurë qe nga lindja e tij me shumë hije!

Një figurë që njihet si sinonim i degradimit në kombëtar ! E çfarë mund të flet për shqiptarët e Maqedonisë Fahriu i manovrimeve të dyshimta që nga momenti kur ka lindur ?

Kuptohet shumë mirë qëllimi i Batonit! Në emisionin e tij , kur ka qellimin e implementimit të misionit të marrë nga padronët e tij të qendrave antishqiptare që e kanë ritur dhe trajnuar, nuk ka shqiptar normal që do i shkonte, përveç lolot e sojit te vet dhe Fahri Balliut. Ai mendon se do të ndikon opinionin e shqiptarëve me qëndrimet e tij dhe të Fahri Balliut? Jo , kot e kanë “zotërinjtë”, jo!

Shqiptarët e Maqedonisë Fahri Balliun e njohin si një ndër figurat më të errëta të shqiptarisë.

Sepse Fahri Balliu mes shqiptarëve të Maqedonisë njihet si matrapazi më i madh dhe personi më negativ që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar në perfaqësinë e saj në Maqedoni.

E si mendoni, do t’a besojnë shqiptarët e Maqedonisë një njeri që bënte biznes me fatin e studentëve shqiptarë në periudhën kur shqiptarëve u privohej e drejta për t’u shkolluar në gjuhën e tyre amtare ?!

A e din ata se Fahri Balliu, në kohën kur ishte në Maqedoni si punonjës i Ambasadës së Shqipërisë dhe kur ambasada po menaxhonte kuotat studentore për shqiptarët në Maqedoni, po i shiste kuotat, duke përfituar qindra e mijëra euro për një vend studimi ?

A e din Batoni se Fahri Balliu mes shqiptarëve në Maqedoni njihet si njëri ndër inicuesit dhe kontribuesit , në bashkëpunim më shërbimet sekrete maqedone (të cilët vetë e kanë pranuar) per fraksionizimin dhe përçarjen e të vetmes forcë politike ku shqiptarët ishin të unifikuar, PPD-së (Partisë për Proseritet Demokratik)?

A e din Batoni se Fahri Balliu ishte marionetë e ish shefit të SHIK-ut, Bashkim Gazidede, i cili njihet për kontaktet e tija me Arkanin e Sërbisë dhe kontrabanduesi kryesor i naftës me Sërbinë në kohën kur Sërbia vriste shqiptarë?

Besoj se të gjitha këta gjëra ata i dini për njëri tjetrin dhe mendoj se gjitha çfarë përmendëm janë vlerë e shtuar që ata të bashkohen kundër figurave kombëtare.

Ky është misioni i tyre – në emisione të ftojnë njerëz të bëmave antikombëtare që të përdhosur çdo gjë kombëtare! Misoni i tyre është mision i një pengu të shitur dhe që janë të detyruar të lehin aty ku kanë hëngër dhe po hanë bukën. Fatkeqësisht që të dy me bollëk kanë hëngër bukë “hasmi” !

Nejse , atyre u bëftë mirë buka e “hasmit”, e ne si shqiptare do vazhdojmë më tej, sepse tradhtarë historia jonë ka njohur shumë!

Publikuar: 03.10.2016 | 14:39
Lexuar: 1529 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime