E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Takim i zëvendëskryeministrit Ademi me ambasadorin italian Romeo
Ademi – Romeo: Thellim i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Italisë në projekte konkrete

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Ademi dhe Romeo biseduan për gjendjen aktuale në vend dhe zhvillimin e ngjarjeve politike si dhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Ademi potencoi se mbajtja e zgjedhjeve demokratike të besueshme është me rëndësi të veçantë për tejkalimin e krizës politike në vend, por gjithashtu është i nevojshëm zbatimi i mëtutjeshëm dhe intensiv të reformave urgjente prioritare. Ademi gjithashtu informoi edhe rëndësinë e zbatimit të mëtutjeshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të punës së Prokurores Speciale Publike.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe u dakorduan për thellimin e së njëjtës me projekte konkrete, tghuhet në kumtesën e SÇE-së.

Publikuar: 03.10.2016 | 15:01
Lexuar: 351 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime