E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës Lata informon se bëhet fjalë për ndërtim të kanalizimit atmosferik nga posta e qytetit deri tek ish fura "Klas" dhe deri tek rruga drejt lagjes Qernanicë, që e lidh me rrugën rajonale Dibër-Strugë.
Përfundimi i kanalizimit atmosferik në Dibër


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti sot e vizitoi komunën e Dibrës dhe me kryetarin e komunës Ruzhdi Lata e shënuan fillimin e realizimit të projektit "Përfundimi i kanalizimit atmosferik në qytetin e Dibrës".

"Vazhdon bashkëpunimi i mirë i Ministrisë me komunat, posaçërisht me Dibrën. Ky projekt, i cili fillon me realizm sot, e bashkëfinancojnë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Dibrës, me vlerë të përgjithshme prej 4 milionë denarësh. Prej tyre 2,5 milionë denarë janë të Ministrisë ndërsa të tjerat të komunës së Dibrës", tha Ameti.

Kryetari i komunës Lata informon se bëhet fjalë për ndërtim të kanalizimit atmosferik nga posta e qytetit deri tek ish fura "Klas" dhe deri tek rruga drejt lagjes Qernanicë, që e lidh me rrugën rajonale Dibër-Strugë.

"Me kanalizimin atmosferik të ndërtuar paraprakisht në rrugën kryesore, njëherë e përgjithmonë do ta tejkalojmë problemin prezent me dekada", tha Lata.

Ai përkujtoi se në rrugën kryesore është ndërtuar kanalizim atmosferik në gjatësi prej 800 metrash, projekt i vlefshëm 80.000 euro, mjete të fituara nga Ministria e Mjedisit Jetësore dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri Ameti dhe kryetari Lata kanë diskutuar edhe për projekte të tjera, si ndërtimi i stacionit filtrues të ujërave të zeza.

Publikuar: 03.10.2016 | 16:07
Lexuar: 1656 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime