E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi vendosi të marrë nën urdhrat e tij Inigo Martinez për të zëvendësuar Javi Martinez të dëmtuar, Lopetegui thirri edhe Ander Herrera-n, për të marrë vendin e Saul, i cili duket se pati probleme fizike.
Sfidat e Spanjës, merret në skuadër Ander Herrera










Julen Lopetegui grumbullon një tjetër futbollist në skuadër për ndeshjet që Spanja do të luajë ndaj Italisë dhe Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2018.

Pasi vendosi të marrë nën urdhrat e tij Inigo Martinez për të zëvendësuar Javi Martinez të dëmtuar, Lopetegui thirri edhe Ander Herrera-n, për të marrë vendin e Saul, i cili duket se pati probleme fizike.

Fillimisht Federata Spanjolle e Futbollit mendoi që të mos e zëvendësonte futbollistin e Atletico Madrid, por duket se gjërat ndryshuan duke parë se Saul nuk mori pjesë në stërvitjen e së hënës edhe pse për momentin është ende në grumbullim.

Për Ander Herrera-n kjo është hera e parë që bëhet pjesë e Kombëtares A të Spanjës. Lopetegui e njeh shumë mirë këtë futbollist pasi e ka pasur nën urdhrat e tij në periudhën kur drejtoi skuadrën e U21.

Publikuar: 04.10.2016 | 12:25
Lexuar: 382 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime