E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim, siç tha Jolevski, është biseduar edhe për situatën e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë, si edhe për krizën e migrantëve.
Mbështetje nga Sllovenia për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë

Sllovenia çdoherë ka dhënë mbështetje të plotë ndaj integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë dhe të dy vendet kanë bashkëpunim mjaft të frytshëm dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale në të gjitha sferat, tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski pas takimit të sotëm me ministren sllovene të Mbrojtjes, Andreja Katiq.

"Bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes është në nivel mjaft të lartë. Falënderim për bashkëpunimin e plotë që e marrim nga ana e Sllovenisë në aspiratat e Maqedonisë për t'u bërë anëtare e NATO-s. Shumë me rëndësi për ne është që Sllovenia e dha shefin e ri të zyrës së NATO-s në Maqedoni, me çka edhe më tutje do të marrim mbështetje në këtë drejtim", tha Jolevski.

Në takim, siç tha Jolevski, është biseduar edhe për situatën e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë, si edhe për krizën e migrantëve.

"Të gjitha vendet nga rajoni me kujdes i ndjekim ngjarjet lidhur me krizën e migrantëve dhe e shprehëm përcaktimin tonë të këmbejmë mendime, të bashkëpunojmë dhe koordinojmë në pëballjen me këtë sfidë në pajtim me konkludimet e Komisionit evropian nga tetori i vitit të kaluar", tha Jolevski.

Jolevski, gjithashtu, shprehu falënderim për mbështetjen nga Sllovenia për përballje me krizën e migrantëve dhe theksoi se për momentin kemi policë sllovenë në kufirin tonë jugor. Ai u falënderua edhe për ndihmën e marrë për përballje me pasojat nga vërshimet në Shkup.

Dy ministrat në takim u angazhuan për vazhdim të mëtutjeshëm dhe punë intensive në prëforcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë bilateral.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katiq, pas takimit u falënderua për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritnaishëm, si dhe për gjithçka që Maqedonia bën gjatë përballjes me krizën e migrantëve.

"Sllovenia e ndërmori kryesinë me Zyren e NATO-s dhe do të vazhdojë me ndihmën për Maqedoninë në intergrimet e saja euroatlantike. Me minsitrin biseduam për projekte konkrete dhe bashkëpunim, si dhe për ndarjen e p-ërvojave dhe mbrojtja strategjike, kështu edhe për modernizimin e ushtrisë dhe mbrojtjes", tha Katiq.

Ministrja sllovene e Mbrojtjes, siç është paralajmëruar, do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov.

Publikuar: 04.10.2016 | 13:20
Lexuar: 384 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime