E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkodranin Sukaj, skuadra e NK Zagreb do të jetë e pesta fanellë që do të veshë brenda këtyre viteve. Pas largimit nga Vllaznia, ai u transferua tek turqit e Haxhitepes, më pas kaloi tek Orduspor dhe sezonin e fundit ka luajtur në vendin e piramidave në Egjipt, tek skuadra e Ismail, për t'u transferuar përfundimisht për në Kroaci.
Xhevahir Sukaj, kontratë 3 vjeçare me NK ZAGREB




Gjergji Mima

Xhevahir Sukaj transferohet tek skuadra kroate e NK Zagreb. Sulmuesi shkodran ka nënshkuar një kontratë trevjeçare me skuadrën kroate, ku të do përfitoj 100 mijë euro në sezon. Sukaj pas rikthimit në Shkodër, ku ishte duke kaluar pushimet, pritej të firmoste për ekipin e vendlindjes Vllazninë.

Sipas faqes zyrtare të skuadrës së NK Zagrebit, Sukaj ka firmosur për këtë skuadër duke zgjidhur përfundimisht dilemën që e shoqëronte për të ardhmen e tij.

Për shkodranin Sukaj, skuadra e NK Zagreb do të jetë e pesta fanellë që do të veshë brenda këtyre viteve. Pas largimit nga Vllaznia, ai u transferua tek turqit e Haxhitepes, më pas kaloi tek Orduspor dhe sezonin e fundit ka luajtur në vendin e piramidave në Egjipt, tek skuadra e Ismail, për t'u transferuar përfundimisht për në Kroaci.

Kampionati kroat ka qënë gjithmonë i pëlqyer për lojtarët shqiptare, shumë prej të cilëve, në vite kanë luajtur në të.

Publikuar: 15.07.2010 | 23:55
Lexuar: 3629 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime