E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

48-vjecari është gati të rikthehet te Milani por kërkon më shumë qartësi, pasi ashtu si në fushën e lojës Paolo Maldini kërkon të jetë një kapiten i vërtetë te Milani edhe jashtë saj.
Maldini vendos kushte për kthimin te Milani

Paolo Maldini vendos kushte për t’u rikthyer te Milani në rol drejtuesi.

Kapiteni legjendar i kuqezinjëve po mendon rikthimin te klubi ku i bë i famshëm, por që kjo të ndodhë ai kërkon qartësi dhe mbi të gjitha të ketë pavarësi në punën e tij.

“E dashuroj pafundësisht këtë klub, por përpara se të vendos dua të njoh pronarët e rinj dhe të ndaj me ta projektin që kanë për ringritjen e Milanit, prandaj nuk dua të zhbalancohem me deklaratat e mia” theksoi fillimisht Paolo Maldini.

Pengesat që mbajnë ende larg Paolo Maldinin nga klubi kuqezi për momentin janë dy: E para ka të bëjë me mungesën e përgjegjësisë direkte përsa i përket anës teknike ndërsa ka dhe pak qartësi në lidhje me rolin që ai do të ketë te Milani i ri.

Në intervistën e tij ish kapiteni më tej shtoi: “Jam takuar me Fassonen 4 herë gjatë një muaji dhe më ka thënë që jam zgjedhja e parë për atë cfarë përfaqësoj.

Fassone më ka bërë të ditur që ai do të jetë administratori i deleguar, Mirabelli drejtori sportiv ndërsa unë drejtori teknik, por problemi qëndron te fakti se cfarë do të bëj unë realisht, dhe cila është puna e Mirabellit pasi nuk mund ta ndaj përgjysmë me një tjetër rolin tim në klub”, deklaroi Paolo Maldini.

48-vjecari është gati të rikthehet te Milani por kërkon më shumë qartësi, pasi ashtu si në fushën e lojës Paolo Maldini kërkon të jetë një kapiten i vërtetë te Milani edhe jashtë saj.

Publikuar: 05.10.2016 | 11:36
Lexuar: 363 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime