E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eksperienca me fanellën e Juventusin ka qenë thelbësore në rritjen e talentit argjentinas, brenda dhe jashtë fushës së blertë.
Dybala “largon” Barçën: Po rinovoj me Juventus-in

Paulo Dybala është pranë rinovimit me Juventusin. 22-vjecari, i cili është grumbulluar në Kombëtaren e Argjentinës për dy ndeshjet e radhës me Perunë dhe Uruguain ka deklaruar se marrëveshja e re me bardhezinjtë është cështje kohe, duke hedhur poshtë zërar për një transferim të mundshëm te Barcelona.

“Ato që shkruhen rreth kalimit tim te Barcelona nuk kanë sens, sepse meraktoja është mbyllur. Jam shumë pranë rinovimit të kontratës me Juventusin. Ëndrra për të luajtur me Messin? Po e realizoj këtu, në përfaqësuesen e Argjentinës.”

Eksperienca me fanellën e Juventusin ka qenë thelbësore në rritjen e talentit argjentinas, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

“Fal paraqitjeve të mia në Serinë A jam grumbulluar edhe në kombëtare. A ndryshon pozicioni im në fushë? Pak a shumë, roli im si te Juvja ashtu edhe në kombëtare është i njëjtë. Ndryshon vetëm moduli. Në klub, spostohet paksa nga e djathta, për të krijuar hapësira nga e majta për një mesfushor. Pastaj me Higuainin në krah gjithcka bëhet më e lehtë, sepse tërheq vëmendjen e mbrojtësve dhe më krijon hapësirat e duhura në sulm.”

Talenti për të cilin trajneri Edgardo Bauza është i bindur se mund të zëvendësojë Messin, shprehet se te bardhezinjtë një nga miqtë e tij më të mirë është Gianluiggi Buffon, portieri më i mirë i historisë.

Publikuar: 05.10.2016 | 11:37
Lexuar: 405 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime