E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E veshur me rroba sportive dhe një kapele për të mbuluar fytyrën e palyer, Rita Ora u ka bërë përshtypje medias rozë për pamjen kaq energjike.
Rita Ora është e bukur edhe pa make up
Zakonisht Ritën e shohim të kuruar në maksimum dhe për këtë arsye ajo ka krijuar një imazh “high class” për veten e saj dhe nuk mund ta imagjinonim atë të veshur thjeshtë dhe pa make-up.

Mesa duket 25-vjeçarja ka kaluar një fundjavë “make-up free” për t’u qetësuar me miqtë e saj në Itali.

Ajo është fotografuar duke kaluar darkën më të rehatshme të jetës së saj në një restorant të vogël italian, e rrethuar nga miqtë e saj.

Ajo çfarë u beri përshtypje paparacëve është pamja e saj e freskët që nuk është vënë re më parë.

E veshur me rroba sportive dhe një kapele për të mbuluar fytyrën e palyer, Rita Ora u ka bërë përshtypje medias rozë për pamjen kaq energjike.

Për sa i përket këtyre pamjeve fansat e saj kanë mbetur të mrekulluar nga tiparet e saj natyrale dhe e këshillojnë këngëtaren të shfaqet kështu shumë më shpesh.
Rita Ora është e bukur edhe pa make up
Rita Ora është e bukur edhe pa make up

Publikuar: 05.10.2016 | 11:50
Lexuar: 417 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime