E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëpërmjet punës së këtij instituti, akreditimi është i rrënjosur thellë në shoqërinë tonë si një faktor i rëndësishëm në jetën e përditshme.
Kuçi, mbështetje e plotë për Institutin për akreditim


Shkup, 05.10.2016 Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot morri pjesë në takimin e 36-të të Këshillit për marrëveshje multinacionale të Organizatës Evropiane për akreditim, që u organizua nga Instituti për akreditim i Republikës së Maqedonisë, drejtori kjo nën ingerenca të Ministrisë së Ekonomisë.

Ministri Kuçi i cili bëri hapjen e punimeve të këtij takimi shprehu kënaqësinë që edhe Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë është anëtare e kësaj familje të madhe evropiane dhe këtë vit është organizatore e këtij takimi të rëndësishëm.

‘Nëpërmjet punës së këtij instituti, akreditimi është i rrënjosur thellë në shoqërinë tonë si një faktor i rëndësishëm në jetën e përditshme. Tendenca e çdo shoqërie është përpjekja për të siguruar kushte më të mira për punë dhe jetë, ashtu si në çdo segment shoqëror të jetës dhe punës. Lidhur me këtë çështje, Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Ekonomisë, nëpërmjet një sërë masash dhe aktivitetesh, po bën përpjekje për të përmirësuar kushtet e përgjithshme socio-ekonomike për qytetarët që është dhe në përputhje me vendet e tjera’, tha ministri Kuçi.

Do të mbështesim plotësisht punën e Institutit, dhe përmes raporteve vjetore për punë përcjell punën dhe aktivitetet e saja si në planin nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar, tha ministri Kuçi, duke shtuar se, sipërmarrësit tanë kanë ndërtuar imazhin e tyre edhe në tregjet e huaja, duke dërguar produkte dhe ofruar shërbime nën shenjën e akreditimit.

‘Falë përfitimieve nga akreditimi, e kam fjalën për rolin e saj në reduktimin e rrezikut nga rreziqet gjatë menaxhimit, uljen e kostove për punë, pa dallim nëse bëhet fjalë për procesin e prodhimit, tregtimit apo ofrimin e shërbimeve, është përforucar fuqia ekonomike dhe pozita e sipërmarrësit’, deklaroi ministri Kuçi.

Instituti i akredimit, është organ i vetëm kombëtar për akreditim në vend, dhe vepron në drejtim të të krijimit të politikave apo kërkesave rregullative të vendit, ndërsa është i përfshirë në dhënien e mendimeve profesionale në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, me qëllim të adaptmit direktivave evropiane.

Publikuar: 05.10.2016 | 13:50
Lexuar: 1513 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime