E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktualisht 29-vjecari nga Salto ka një pagë që kap vlerën e 10 milionë Eurove në vit, një shifër e konsiderueshme për një futbollist të klasit të tij por që nuk krahasohet me ato që arkëtojnë shokët e tij të repartit.
Luis Suarez rinovon, pagë sa Neymar

Pas Neymar Jr, një tjetër pjesë e rëndësishme e MSN së famshme është gati të lidhë të ardhmen e tij me Barcelonën. Sipas asaj që raporton gazeta katalanase Sport, Luis Suarez është shumë pranë rinovimit të kontratës me blaugranat.

Drejtuesit e Barcelonës kanë gati një marrëveshje të re për El Pistoleron deri në vitin 2020. Nga kontrata e re bomberi uruguian do të përfitojë një pagë të ngjashme me atë të Neymar, rreth 16 milionë Euro në sezon.

Në këtë drejtim vetëm Lionel Messi mbetet i paarritshëm edhe për Luis Suarez-in pasi argjentinasi nga kontrata aktuale me Barcën arkëton 21 milionë Euro në sezon.

Aktualisht 29-vjecari nga Salto ka një pagë që kap vlerën e 10 milionë Eurove në vit, një shifër e konsiderueshme për një futbollist të klasit të tij por që nuk krahasohet me ato që arkëtojnë shokët e tij të repartit.

Kontrata aktuale e Suarez me Barcelonën skadon në 30 Qershor të vitit 2019 dhe në marrëveshjen e re që do të zgjasë një vit më tepër drejtuesit e Barcës pritet të përfshinë edhe një superklauzolë në rast të një largimi të mundshëm të uruguainit.

29-vjecari që nga transferimi i tij në Camp Nou në verën e vitit 2014 është shndërruar në një futbollist të domosdoshëm për katalanasit. Me uruguaianin në fushë të mposhtësh Barcelonën është thuajse e pamundur. Në 106 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet me skuadrën e Luis Enriques, El Pistolero ka realizuar 92 gola.

Publikuar: 05.10.2016 | 16:20
Lexuar: 477 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime