E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Statistikat e tij janë vertet për të ardhur keq, asnjë asist dhe asnjë gol i shënuar. Trekuartsiti spanjoll, në një prononcim të fundit kalënë të hapur mundësinë e largimit nga Reali.
Isco: Nëse nuk luaj, mund të iki nga Reali

Mesfushori i Realit të Madridit, Isco, pavarësisht cilësive të tij të padiskutueshme, nuk po arrin të ketë një rol të rëndësishën në radhët e Los Blancos. Sezoni i ri ka nisur edhe më keq se ai i përparshmi.

Është aktivizuar në vetëm një ndeshje titullar, pikërisht ne barazimin 1-1 me Eibarin, ndërsa në tri takime të tjera të Primera Division është hedhur në fushë si zëvendësuesh.

Statistikat e tij janë vertet për të ardhur keq, asnjë asist dhe asnjë gol i shënuar. Trekuartsiti spanjoll, në një prononcim të fundit kalënë të hapur mundësinë e largimit nga Reali.

“Nuk është në planet e mia largimi nga Reali pas festave të fundvitit. Do të vlerësoj mundësinë e largimit në fund të sezonit vetëm nëse do të kem fare hapësira në formacion.”

Pretendentët që dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit janë të shumtë dhe ky nuk është një mister. Sidomos në Itali e kërkon me ngulm Juventusi, që në disa raste ka bërë sondazhe për të kuptuar nëse kjo lëvizje është e mundur.

Isco nuk ka qejfmbetje me stafin teknik, përkundrazi e pranon se nëse ai nuk luan, është vetëm faji i tij.

Plani im është të fitoj sa më shumë trofe me Realin. Jam 24-vjec dhe e di që mund të jem vendimtar për skuadrën.

Faji nuk është i Zidane, ai hedh në fushë më të mirët, ata që janë më në formë. Nëse nuk do t’ia dal, atëherë do të mendoj për largimin nga Reali.

Publikuar: 05.10.2016 | 16:22
Lexuar: 487 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime