E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zv.kryeministri Halili e njohu ambasadorin me dinamikën e zbatimit të MO-së, përkatësisht obligimet që dalin nga ky dokument, si përdorimi i gjuhës, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, ndërtimi i mirëbesimit si dhe obligimet tjera.
MO-ja është një dokument shumë i rëndësishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dr.Festim Halili, sot priti në takim Ambasadorin e ri të Francës në vendin tonë, z. Christian Timonier.

Në këtë takim të parë zv.kryeministri Halili i dëshiroi suksese Ambasadorit të ri të Francës në vendin tonë dhe njëkohësisht potencoi se do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë në mes Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Ambasadës së Francës.

Zv.kryeministri Halili e njohu ambasadorin me dinamikën e zbatimit të MO-së, përkatësisht obligimet që dalin nga ky dokument, si përdorimi i gjuhës, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, ndërtimi i mirëbesimit si dhe obligimet tjera.

Nga ana tjetër, Ambasadori Timonier potencoi se Franca mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe njëkohësisht konsideron se MO-ja është një dokument shumë i rëndësishëm në realizimin e këtij qëllimi.

Publikuar: 05.10.2016 | 17:10
Lexuar: 404 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime