E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një burim shumë i afërt pranë ish-çiftit më të famshëm të Hollivudit thotë për revistën “People” se Angelina kishte bërë atë që ndjente për të mbrojtur sigurinë e fëmijëve të saj.
Divorci Jolie-Pitt traumatik








Ndërsa Brad Pitt qan e dëshpërohet, Angelina Jolie çon fëmijët tek psikoanalisti për t’ia bërë më pak traumatike ndarjen. Çdo ditë dalin në ditë detaje të reja lidhur me divorcin e shekullit.

Një burim shumë i afërt pranë ish-çiftit më të famshëm të Hollivudit thotë për revistën “People” se Angelina kishte bërë atë që ndjente për të mbrojtur sigurinë e fëmijëve të saj.

Aktorja 41-vjeçare e di mirë se ndarja është e vështirë për t’u pranuar kështu ka vendosur të bejë sa më mirë të mundet për 6 fëmijët, Madox-in, Paksin, Zaharen, Shiloh dhe binjaket Vivien dhe Knox.

Ndërkohë, Jolie ka mundur të sigurojë kujdestarinë e tyre po i ati Brad, mund ti takojë, edhe pse herët e para me këshillimin e një psikologu.

Thuhet se aktori aq shumë i vlerësuar për pamjen e tij, është i shkatërruar për atë që ka ndodhur gjatë javëve të fundit, si për mënyrën se si po interpretohet nga jashtë situata ashtu edhe për faktin se ngjarjet po kërcënojnë seriozisht kapacitetin e tij të reagimit dhe mundësinë për të vazhduar përpara.

Publikuar: 06.10.2016 | 14:04
Lexuar: 542 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime