E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tashmë pritet reagimi i drejtuesve të kampionëve të Italisë që mund të tundohen jo pak nga kjo ofertë e londinezëve.
Chelsea ofron 68 mln euro për Bonuccin
Chelsea nuk heq dorë nga dëshira e tij për të sjellë në “Stamford Bridge”, Leonardo Bonuccin. Klubi londinez është gati të bëjë çmenduri për të bindur drejtuesit e Juventusit për të lejuar largimin e mbrojtësit italian në drejtim të Premier Leagues.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Daily Telegraph”, padroni i bluve të Londrës, Roman Abramovich është gati të nxjerrë nga arkat e klubit 68 milionë euro për kartonin e Bonuccit i cili është vënë edhe në shënjestrën e Manchester City.

Tashmë pritet reagimi i drejtuesve të kampionëve të Italisë që mund të tundohen jo pak nga kjo ofertë e londinezëve.

Do të jetë vera e ardhshme ajo që do të tregojë më shumë për këtë histori, por te Chelsea, Conte ka besim se Agnelli do të pranojë këtë propozim të ri duke parë edhe shifrën që vihet në dispozicion nga Abramovich që e bën Bonuccin mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Publikuar: 06.10.2016 | 14:12
Lexuar: 1305 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime