E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Avramopulus në fjalim theksoi se është i lumtur që sot merr pjesë në ceremoni.
Filloi me punë shërbimi i ri kufitar i BE-së


Ky është moment i rëndësishëm për Evropën dhe secili prej nesh pas një kohe të caktuar do të jetë krenar se ka qenë këtu, deklaroi sot zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Brendshme Rumjana Baçvarova në ceremoninë zyrtare me të cilën u shënua fillimi i funksionimit të Shërbimit të ri evropian për mbrojtje kufitare dhe bregdetare.

"Kjo do të thotë bashkëpunim më efektiv, më solidar dhe me partneritet në mbrojtjen e kufirit, në emër të të gjithë qytetarëve evropian", shtoi Baçvarova në ceremoninë në vendkalimin kufitar "Kapitan Andrevo" në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë, në të cilën arrin edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Komisioneri Evropian për Migrim dhe Punë të Brendshme Dimitris Avramopolus.

Avramopulus në fjalim theksoi se është i lumtur që sot merr pjesë në ceremoni.

"Kjo agjenci është simbol i BE-së", tha Avramopulos.

Shërbimi evropian për mbrojtje kufitare dhe bregdetare është formuar me vendimin e Këshillit Evropian më 14 shtator të këtij viti, ndërsa selia e saj është në Varshavë. Shërbimi disponon me mbi 1.500 nëpunës kufitarë për intervenime të shpejta në pikat e konfliktit përgjatë kufijve evropian.

Shërbimi i ri kufitar do zëvendësojë Agjencinë e deritanishme për kontroll të kufijve të jashtme - Fronteks dhe do të pajisjet me objekte lundruese, fluturake dhe automobila.

Detyra e saj do të jetë edhe të ofrojë ndihmë gjatë kthimit të migrantëve të cilët në mënyrë ilegale janë hyr në BE dhe të huajve të cilët pa leje qëndrojnë në Union, si dhe të grumbullojë informacione të inteligjencës për siguri më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në fillim pjesëtarët e shërbimit të ri do të sistemohen në kufirin bullgar drejt Turqisë përmes së cilës kalojnë kanalet kryesore për hyrje ilegale të migrantëve në BE.

Publikuar: 06.10.2016 | 14:49
Lexuar: 426 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime