E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Capello rrëfen më pas se ju ofrua mundësia për tu rikthyer në drejtimin e Italisë, por ai refuzoi, ndërkohë që rrëfen edhe një prapaskenë interesante se përse u largua nga drejtimi i Anglisë.
Capello: Problemi i Realit është Ronaldo!
Fabio Capello është një nga ata që nuk ja përton askujt, madje as Realit apo Cristiano Ronaldos. Duke folur para përballjes së Italisë me Spanjën, ish trajneri i Los Blancos drejton gishtin për të gjetur problemin që po vuan skuadra e Zinedine Zidane, pa kursyer madje as Barcelonën.

“Problemi i Realit në këtë moment është Cristiano Ronaldo. Nuk është mirë fizikisht dhe bëhet fjalë për lojtarin më të mirë që ata kanë. Flitet shumë për kanterën apo akademitë e Barcelonës, por unë ngre një pyetje: Sa futbollistë të akademisë së tyre janë në gjendje që të luajnë dhe me skuadrën e parë?

Capello rrëfen më pas se ju ofrua mundësia për tu rikthyer në drejtimin e Italisë, por ai refuzoi, ndërkohë që rrëfen edhe një prapaskenë interesante se përse u largua nga drejtimi i Anglisë.

“Unë u ndava me ta pasi Federata Angleze donte që t’i hoqja John Terryt, shiritin e kapitenit, por unë gjithmonë kam thënë se kapitenin e zgjedh trajneri, pra unë, dhe jo drejtuesit e Federatës”.

Publikuar: 06.10.2016 | 16:39
Lexuar: 1361 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime