E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.
Seanca të tre komisioneve kuvendore









Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.

Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet t'i përcaktojnë Propozimin për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Propozim-vendimin për emërimin e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për zgjidhjen e ankesave në sferën e energjetikës, Propozim-vendimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror "Goce Dellçev", Propozim-vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë me marrëdhënie pune në shkallën e dytë dhe Propozim-vendimi për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Para anëtarëve të Komisionit Ligjdhënës-juridik janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për burime minerale, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, të gjitha me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë. (MIA)

Publikuar: 07.10.2016 | 10:07
Lexuar: 474 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime