E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i tribunave është që të hapet edhe debati me më tepër faktorë për temën e integrimeve euroatlanike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.
Në USHT në Tetovë debat







Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë (ATA Maqedoni) në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës sot e organizoi tribunën e parë nga gjithsej katër të planifikuara me temë "Ndikimi në procesin e integrimeve euroatlantike në marrëdhëniet ndëretnike".

Qëllimi i tribunave është që të hapet edhe debati me më tepër faktorë për temën e integrimeve euroatlanike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Sipas zëvendësministrit të mbrojtjes Bekim Maksutit iniciativa për të tilla aktivitete fillion që në vitin e kaluar në bashkëpunim me ATA Maqedoni dhe tashmë i jep rezultatet e veta pozitive.

"Ne si shtet tashmë e përfunduam ciklin e 17-të dhe do të fillojmë të 18-tin me të cilat vazhdojmë që të punojmë në detyrat reformuese dhe objektivat e rekomanduara që NATO-ja i kërkon nga Maqedonia. Bëhet fjalë për emrin me Greqinë, por ne nuk qëndrojmë këtu sepse politika e klubit euroatlantik mbetet që të promovojmë idetë dhe njohuritë tona tek grupet e ndryshme etnike dhe vazhdimisht i rinovojmë këto njohuri", deklaroi zëvendësministri Maksuti.

Kryetari i ATA Maqedoni Ismet Ramadani theksoi se bëhet fjalë për një problematikë të ndjeshme dhe interesante.

"Të gjitha studimet dhe praktikat tregojnë se sa më afër jemi drejt BE-së dhe NATO-s ashtu janë në rritje edhe marrëdhniet ndëretnike. Të gjitha vendet anëtare në këto organizata i kanë avancuar këto gjendje përmes një doktrine multietnike që kontribuon për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike. Nëse ne synojmë drejt standardeve të BE-së dhe NATO-s që nga ana tjetër plotësohen me njëra tjetrën domethënë se shkojmë drejt marrëdhënieve demokratike, drejtësisë, lirisë së mediave që sërisht jep një bazë për marrëdhënie harmonike ndëretnike", tha Ramadani.

Lidhur me gjendjet me raportet e politikanëve në vend kundrejt kësaj çështje Ramadani tha se politikanët do të duhet që tu përgjigjen dëshirave dhe dispozotave të qytetarëve sepse sipas tij rreth 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë për organizatë proatlantike dhe proevropiane si sisteme që garantojnë drejtësi, demokraci dhe zhvillim ekonomik.

Për kryetarin e biznes klubit të ATA Maqedoni, Trifun Kostovskit qëllimi i tribunës është që përmes studentëve dhe profesorëve nga USHT-ja të tregohet se e ardhmja e shtetit është në mirëkuptimin dhe bashkëjetesën reciproke.

Në kuadër të tribunës paraqitje të rezultateve nga investigimi për ndikimin e procesit euroatlantik ndaj marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni elaboruan Ilija Xhugumanov dhe Marija Jankullovska si anëtarë të Kryesisë së ATA Maqedoni me paralajmërim se pas përfundimit të edhe tre tribunave të tilla në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm do të ketë një konferencë përmbyllëse në Shkup në të cilën do të paraqiten të gjitha rezultatet dhe debatet nga tribunat që do të publikohen në një publikim të përbashkët.

Publikuar: 07.10.2016 | 10:42
Lexuar: 7813 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Chelsea (15/11/2017 12:39:12) Kolegji me i mire shqiptar:

[Reklamimi nuk është i lejuar]
[Reklamimi nuk është i lejuar]
[Reklamimi nuk është i lejuar]

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime