E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Uragani "Metju" në Republikën Dominikane mori jetën e katër personave dhe dëmtoi 200 shtëpi, ndërsa autoritetet evakuuan 800 veta, kumtuan përfaqësuesit lokalë.
Nga uragani

Uragani "Metju" deri më tani shkaktoi vdekjen e të paktën 69 personave, prej të cilëve 65 humbën jetën në Haiti, kumtuan përfaqësuesit lokalë, duke shtuar se uragani nga Bahamet shkon drejt Floridës, lajmëron Tanjug.

Shumica e njerëzve në Haiti kanë humbur jetën nga degë të thyera të pemëve, rrënimi i fasadave dhe pjesë nga kulmet ose nga vërshimet e lumenjve.

Uragani "Metju" në Republikën Dominikane mori jetën e katër personave dhe dëmtoi 200 shtëpi, ndërsa autoritetet evakuuan 800 veta, kumtuan përfaqësuesit lokalë.

Stuhia më e ashpër e Karaibeve në 10 vitet e fundit sot në mëngjes i përfshiu Bahamet, ndërsa derisa pritet që të arrijë në bregun amerikan në katër shtete amerikane në vijim është evakuimi masovik, lajmërojnë mediat britanike.

Rrugët në Florida, Xhorxhia dhe Karolina Veriore dhe Jugore prej mbrëmë janë bllokuar me kolonë të automjeteve pasi miliona njerëz kanë dëgjuar paralajmërimin për evakuim drejt brendësisë pasi afrohet uragani "Metju" me erëra me shpejtësi prej rreth 185 kilometra në orë, stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme.

Sonte në këto vende priten reshje, informojnë nga Qendra Kombëtare Amerikane për Uragane.

Të gjitha katër shtetet në rrugën e uraganit shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe i hapën strehimoret pasi guvernatorët e tyre, së bashku me presidentin Barak Omaba u bënë thirrje banorëve për evakuim.

Gjithsej mbi 12 milionë qytetarë amerikanë janë paralajmëruar rreth uraganit.

Pompat e benzinës nëpër Florida mbetën pa karburantë, ndërsa raftet e zbrazëta në dyqanet dhe rradhët e gjata të pompave të benzinës janë të shpeshta ku banorët deponojnë ushqim dhe produkte të nevojshme.

Ata që do të mbesin nëpër shtëpi të tyre gjatë uraganit janë furnizuar me sasi të mëdha të ujit, qumshtit dhe ushqimit të konzervuar, duke i zbrazur vetëshërbimet, tregojnë xhirimet e mediumeve lokale.

Publikuar: 07.10.2016 | 10:51
Lexuar: 1421 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime