Ashtu siç është i njohur opinioni neve kemi përuruar disa salla sportive, një në Zherovjan, një në Sllupçan, shumë shpejt do të përurojnë në Saraj, Poroj dhe disa vende tjera. Ky është njëri ndër projektet kryesore i qeverisë së RM i cili realizohet nëpërmjet të ARS, deklaroi Ademi.
Komuna e Zhelinës është bërë me fushë moderne sportive. Sot në Zhelinë është bërë përurimi i fushës së sportit, fushë e cila do tju shërbej qytetarëve të kësaj komune.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi, kryetari i Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, Ministri i Pushtetit lokal Musa Xhaferi, Drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Dime Spasov, zavendësdrejtori i ARS-së Fevzi Mani.
Në fjalën e rastit, Abdilaqim Ademi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë tha se ky objekt që përurohet sot është njëri nga shumë objekte sportive që kemi ndërtuar deri tani.
Ashtu siç është i njohur opinioni neve kemi përuruar disa salla sportive, një në Zherovjan, një në Sllupçan, shumë shpejt do të përurojnë në Saraj, Poroj dhe disa vende tjera. Ky është njëri ndër projektet kryesore i qeverisë së RM i cili realizohet nëpërmjet të ARS, deklaroi Ademi.
Ademi sqaroi se ka edhe shumë projekte tjera të cilat realizohen në kuadër të Ministrisë së Arsimit që kanë të bëjnë me sportin apo sallat sportive dhe ndërtimi i tyre po vazhdon.
Deri më tani kemi përuruar sallën në shkollën e mesme të Medicinës, kemi filluar ndërtimin e shkollën e mesme të Gjimnazit, në 7 Mars e Shkupit dhe shumë shpejtë në shtator dhe tetor do të fillojmë edhe me ndërtimin e shkollave tjera në kuadër të shkollave fillore. Gjithashtu do filloj edhe në Zef Lush Marku në Shkup, u shpreh zëvendëskryeministri.
Ademi ka folur për rëndësinë e sportit dhe ndikimin e tij të rinia. Sipas tij, në vitin e ardhshëm do të fillohet me ndërtimin stadiumeve multi-funksionale në disa vendbanime.
Shpresojë se ky projekt do të mund të kurrorizohet me sukses dhe do të ketë ndikimin e tij pozitiv në afirmimin e sportit, në largimin e të rinjve nga veprimet devijante dhe dëshiroj të theksojë se këto projekte realizohen në bashkëpunim të ngushtë me komunat. Bashkëpunimi i komunave është shumë i rëndësishme në realizimin e këtyre projekteve, deklaroi zëvendëskryeministri.
Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi ka folur për rëndësinë e infrastrukturës sportive në komunën e tij. Mungesa e fushave të sportit, mungesa e infrastrukturës sportive ka bërë që të zhduken një numër i madh i klubeve sportive në komunën e Zhelinës.
Para 15-20 viteve në komunë tonë kishte disa klube sportive si ai i Zhelinës , i Strimnicës, i Uzurmishtit, i Treboshit dhe i Dervenit. Sot në nivel komunal vepron vetëm klubi i futbollit Liria e Zhelinës, i cili është në situatë të pavolitshëm dhe mezi se mbijeton, deklaroi Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës.
Ai ka falanderaur zëvendëskryeministrin që mundësoi që ky projekt të kalojë në programin qeveritare dhe sot të jetë realitet. Kryetari i komunës është ndarë me shpresë që edhe në të ardhmen do të ndërtohen fusha, salla në tërë territorin e komunës së Zhelinës.
Presim ndërtim të së paku një salle sportive në komunë e Zhelinës, e cila ishte në procedurë dhe u bënë disa përpjekje , por për momentin janë ndërprerë , si dhe të fushave të ashtu quajtura shumë destinuese nga të cilat njëra në F. Dëbërc është në programin e Agjencionit për tu realizuar, sqaroi Fatmir Izairi.
Drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Dime Spasov tha se qytetarët e Zhelinës fitojnë teren të futbollit me dimensione standarde për ndeshje ndërkombëtare dhe vend që do të jetë përkrahje e madhe për të gjithë futbollistët dhe gjitha klubet e futbollit. Me këtë neve e vërtetojmë përkrahjen tonë në investimin nëpër infrastruktura sportive dhe zhvillimin, deklaroi Spasov.
Kryetari i komunës së Zhelinës si nikoqir, mysafirët i ka nderuar me nga një top futbolli, ndërsa kryetari i Shkëndijës Nuriman Shaqiri i ka dhuruar kryetarit të komunës së Zhelinës një pikturë.