E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ceremonia e nënshkrimit të dokumentit u mbajt më 26 shtator në qytetin Kartegana të Kolumbisë.
Presidenti i Kolumbisë fitues i sivjetëm i Çmimit Nobel për Paqe
Presidenti i Kolumbisë, Huan Manuel Santos është fitues i sivjetëm i Çmimit Nobel për Paqe, kumtoi Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili e ndan këtë mirënjohje prestigjioze.

Çmimi për Santos jepet për shkak të "orvatjeve të tij të paluhatshme për ndërprerjen e luftës 50 vjeçare qytetare në Kolumbi", theksoi Komiteti.

Santos luajti rol udhëheqës në lidhjen e marrëveshjes paqësore me kryengritësit nga forcat revolucionare të armatosura kolumbiane (FARK). Me atë marrëveshje iu dha fund luftës mes autoriteteve kolumbiane dhe kryengritësve.

Ceremonia e nënshkrimit të dokumentit u mbajt më 26 shtator në qytetin Kartegana të Kolumbisë.

Më 2 tetor kolumbianët votuan në referendum për atë nëse do ta pranojnë ose jo marrëveshjen paqësore. Me këtë rast marrëveshja u hodh poshtë me një dallim të vogël.

"Presidenti Santos i filloi negociatat të cilat përfunduan me marrëveshje paqësore mes qeverisë së Kolumbisë dhe FARK-ut dhe vazhdimisht synonte që ta çojë përpara procesin paqësor", thuhet në argumentimin e Komitetit të Nobelit.

"Fakti se shumica në referendum thanë "jo" nuk do të thotë se procesi paqësor është i vdekur", shton Komiteti i Nobelit.

Çmimi Nobel për Paqe është me vlerë prej 930.00 dollarëve. Ceremonia e ndarjes do të jetë në Oslo më 10 dhjetor.

Publikuar: 07.10.2016 | 12:51
Lexuar: 542 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime