E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryefamiljari nuk është i aftë për të punuar dhe për tu siguruar të afermive te tij kushte me te mira sepse vuan nga semundjet kardiovaskulare.
Familja Jonuzi ka nevojë për ndihmë








Muret gjithandej janë të plasaritura, pullazi figuron vetëm sa për të thënë që ka pullaz, por nuk e luan funksionin e tij. Gjithë shiu pikon brenda në dhoma.

Kryefamiljari nuk është i aftë për të punuar dhe për tu siguruar të afermive te tij kushte me te mira sepse vuan nga semundjet kardiovaskulare.

“Unë jam i sëmur nga fëmijëria, ashtu ka qenë fati jon nuk kam pasur mundësi tani kam mbetur pa shpijë, problem me zemrën , më këmbët, me valvulet , duart nuk I kam të afta për as gjë . Nuk më del për hapa , çdo muaj duhet të shkojë tek doktori Zhan Mitrev, 50 euro . Unë nuk kam mundësi të shkojë tentojmë ti mbajmë fëmijët me vështirësi, një jetë me halle”, tha Rasim Jonuzi.

Shpresa e tij e vetme për momentin, janë njerëzit human, nga të cilët, ai kërkon që ti shtrijnë dorën e ndihmës që së paku edhe ai me familjen të mund të bëjnë një sy gjumë rehat dhe pa frikë se do zgjohen nën gërmadha.

“Kam frikë shumë un as kujë nuk mund ti tregojë , pasi ka dëm edhe zemra nga frika, se po bjen shtëpia, pasi un kështu jam tani kamë frikë edhe për fëmijët, nuk kam pasur mundësi me ndërtuar. Kërkoj edhe nga njerëzit se edhe se Zoti na ka falur kërkojë ndërtimin e shtëpisë, pasi edhe me vdek ti shohë familjen e lumtur, mos hekin fëmijët”, shtoi Jonuzi.

Shqetësimet më të mëdha për sigurinë e kulmit mbi kokë tek kjo familje bëhen më të theksuara sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, duke vendosur lloj lloj enësh për të mbledhur sado pak ujin e shiut.

I zoti i shtëpisë thotë se dhimbja shpirtërore është akoma më e madhe kur nuk mundet dot që tia plotësojë kushtet femijës për të realizuar ëndrrën e tij . djali i Rasimit është një fans i flaktë i fudbollit.

Aty diku në muret e palsaritura kamera regjistrioi edhe një mirënjohje që i biri i Jonuzit , Remziu e ka marrë nga ekipi i Shkëndisë. Ëndrra e tij përfundon këtu, përmes fjalëve me të cilat flet me admirim për ekimpin dhe sportin, dhe asgjë më shumë.

Për të ndihmuar familjen Jonuzi lajmrohuni në 072-317-828 ose 071-240-969, ose nëpermjet Iban Code MK07270700040824824.

Publikuar: 10.10.2016 | 11:55
Lexuar: 8150 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime