E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marshi filloi në orën 14 para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike dhe vazhdoi nëpër bulevardin "Aradhat partizane deri në Kuvend.
Përfundoi marshi qytetar


Marshi qytetar "Lufta vazhdon, vota fiton" përfundoi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me fjalim të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, përfaqësues të organizatave joqeveritare, aktivistëve dhe personaliteteve publike.

Marshi filloi në orën 14 para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike dhe vazhdoi nëpër bulevardin "Aradhat partizane deri në Kuvend.

Organizatorët paralajmëruan se marshi është për jetë dinjitoze dhe për këtë shkak është zgjedhur festa e sotme - simbolikisht si paralajm të ndryshimeve për ardhmëri më të mirë.

Lideri i LSDM Zoran Zaev në fjalimin e krahasoi luftën e sotme për jetë më të mirë dhe dinjitoze me luftën e partizanëve në vitin 1941 në mbrojtje të së ardhmes.

"Ne qytetarët e Maqedonisë, e ngritëm zërin tonë e kumtuam vendosmërinë tonë që në këtë datë të shenjtë 11 Tetori dhe qartë konfirmuam - po, lufta vazhdon", tha Zaev.

Kanë marshuar nëpër bulevardin "Aradhat partizane" në nder të aradheve partizane, ndërsa tubimi është organizuar para parkut "Grua-luftëtare" në nder të partizanëve nga LNÇ-ja për, siç tha, të porositim se lufta e tyre për liri është edhe lufta jonë e sotme për liri.

Publikuar: 12.10.2016 | 12:20
Lexuar: 1650 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime