E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jolevski-Stropnicki: Maqedonia luan rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës me emigrantët
Çekia dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes









Gjendja aktuale e sigurisë në rajon dhe më gjerë, kriza e emigrantëve, integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, veçanërisht midis ministrive të mbrojtjes, ishin temat në të cilat sot në takim biseduan ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Çekisë Martin Stropnicki, i cili por qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Jolevski dhe Stropnicki sot e nënshkruan planin për bashkëpunim midis dy ministrive të mbrojtjes, në të cilin midis shumë aktiviteteve në drejtim të përforcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të mirë janë edhe bursat për studentët çekë në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihailo Spostolski", si dhe për trajnim të pilotëve.

Në takim, ministri Jolevski ka theksuar se Republika e Maqedonisë i ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Sipas tij, anëtarësimi i RM-së në Aleancë është mjaftë e rëndësishme jo vetëm për stabilizimin e vendit, por edhe për tërë rajonin.

"Do të vazhdojmë si Qeveri, si MM dhe ARM me aktivitetet dhe reformat, sepse reformat para së gjithash i bëjmë për të pasur një armatë të fuqishme, si garanci të integrimit territorial dhe sovranitet të RM-së", deklaroi ministri Jolevski pas takimit me kolegun e tij çek.

Stropnicki tha se Maqedonia është partner i afërt dhe i rëndësishëm i Republikës së Çekisë dhe se vendi i tij çdoherë e ka siguruar qasjen miqësore në procesin e anëtarësimit të saj në BE dhe në NATO.

"Maqedonia gjendet në një situatë përafërsisht të ndërlikuar në lidhje me krizën migruese dhe në këtë kontekst luan një rol mjaftë të rëndësishëm. Nuk do ta lëmë në këtë proces e dhe nëse vjen deri në keqësim të situatës, që nuk mund të përjashtohet në të ardhmen, ne jemi të gatshëm për t'i ndihmuar në lidhje me furnizimet, por nëse ka nevojë edhe me resurse njerëzore", deklaroi Stropnicki.

Në pyetje të gazetarëve nëse pritet fluks i ri i emigrantëve drejt Maqedonisë, duke e pas parasysh atë se në Kuvend ka propozim për vazhdimin e gjendjes së krizës deri më 30 qershor të vitit 2017, Jolevski theksoi se me kujdes po ndiqet zhvillimi i ngjarjeve dhe bëhen vlerësime të duhura për gjendjet me krizën migruese.

"Si shtet kemi zhvilluar skenarë të cilat do t'i përdorim në varësi nga zhvillimi i kësaj krize migruese", tha Jolevski.

Ministri i Mbrojtjes Stropnicki do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Publikuar: 12.10.2016 | 15:32
Lexuar: 8376 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime