E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kêtë kontekst, jo rastësisht çdo parti politike maqedone kur janë në opozitë janë më të prirur që të tregohen më nacionalistë, më antishqiptarë, ose më mirë me thënë më kufizues së të drejtave të shqiptarëve.
A është Muki








Artin Spahiu

Me apo pa dashje, Muki dhe shqiptarët e tjerë që antarësohen në LSDM po luajnë një lojë që shumë pak mund ta kuptojnë dhe efekti asaj loje, mos me thanë qëllimisht, nuk do të jetë ai që ne po na paraqitet.

Duke qenë të vetëdishëm në mendësinë dhe mentalitetin e elektoratit maqedon, që tradicionalisht ka qenë përkrahëse e forcave nacionaliste maqedone, gjithashtu duke pasur parasysh rrjedhat historike dhe "luftën" permanente antishqiptare , antarësimet e fundit të disa shqiptarëve në LSDM, në rrafshin shtetëror më shumë do t'a kishin dëmtuar LSDM , se sa mund të kishte përfituar pjesë të elektoratit shqiptar.

Në kêtë kontekst, jo rastësisht çdo parti politike maqedone kur janë në opozitë janë më të prirur që të tregohen më nacionalistë, më antishqiptarë, ose më mirë me thënë më kufizues së të drejtave të shqiptarëve.

Këtë lojë gati me shumë se 20 vite me shumë mjeshtëri po e luan partia maqedone në pushtet,VMRO-DPMNE, por jo që kësaj loje i ka shpëtuar edhe LSDM.

VMRO-DPMNE , si parti me orientim nacional-demokristian, në opinion është njohur me konceptet e tyre nacionaliste dhe nacional-fetare, kohë pas kohe me retorikë të fuqishme antishqiptare, por nëse do ta krahasonim në praktikën qeverisëse me LSDM-në, mëkatet e tyre ndaj shqiptarëve jo se kanë dalluar shumë , edhe përskaj orientimit qytetar dhe sekular që është munduar të paraqitet LSDM-ja. Mëkatet pothuajse i kanë të njëjta dhe po me dozë të njëjtë "urrejte" kanë vepruar kundër shqiptarëve.

10 vitet e fundit në një pothuajse inekzistencë të LSDM-së dhe një VMRO të superfuqishme, që ka pasi krijoi luksin e paprekshmërisë te elektorati maqedon, VMRO filloi që të shtrijë fushë-veprimin për ndikim edhe te elektorati shqiptar.

Edhe kjo më së shumti filloi të intensifikohet pas zgjedhjeve parlamentare të 2014-s, kur BDI fitoi numrin më të madh të votave që kishte fituar ndonjëherë ndonjë parti shqiptare në zgjedhje.

E sigurtë për absolutitetin brenda elektoratit maqedon,e friguar nga unifikimi i votës shqiptare dhe dëshirën e bashkëqeverisjes me shqiptar më të dobët, shërbimet sekrete të udhëhequra nga partia në pushtet filluan levizjet për zbehjen e fuqise së shqiptarëve.

Filluan me inkurajimit e individëve dhe grupacioneve të ndryshme brenda partive shqiptare për të formuar fraksione dhe forca të ndryshme politike.

Si ka mundësi që 2 muaj pas zgjedhjeve parlamentare , akoma pa filluar aktivitetin qeveria, dolën disa shoqata, grupe shoqatash, levizje...e ku ta di si t'i quajme dhe filluan të sensibilizojnë masën drejt pakënaqësisë ndaj BDI-së dhe pastaj për të krijuar formacione sektare politike?

Pa ide, pa platformë, pa projekt, pa vizon, me të vetmin qëllim-të rrëzojmë BDI-në, partinë që unifikoi shqiptarët!

Si ka mundësi?!
Kush i shtyri ata?
Nga ai guxim ?
Nga gjithë ajo mbështetje financiare?
Mision i ndyre!!!

Pasi tentuan dhe akoma po tentojnë që brenda shqiptarëve të krijojnë fraksione përçarëse të votës, dhe pas daljes së të ashtuquajtura bomba nga ku opozita nxorri të palarat e pushtetit, strategjia për të mbajtur edhe më tej superioritetin nga ana e pushtetit , filloi me lëvizje për të mos e lejuar "ngritjen" e opozitës.

Të gjitha veprimet dhe ngjarjet që ndodhin sot në LSDM, ndoshta rastësisht, por si veprime po me duken sikur të jenë të inskenuar nga partia në pushtet.

Sidomos , siç theksova më sipër, se mentaliteti i elektoratit maqedon është mentalitet i friksuar nga shqiptarizimi i Maqedonisë, antarësimi i shqiptarëve në LSDM është fatale për LSDM-në dhe në funksion të VMRO-së.

Epo si ka mundësi Muki të jetë LSDM?

Si ka mundësi që Muki pasi frymëzoi dhe ishte inicues i disa partive shqiptare, i zhgenjeu ata dhe shkoi në LSDM?

A ishte Muki inspirues dhe përkrahës i BESA-s?

A ishte Muki ai që bënte takim qytet në qytet , me miqtë e tij duke takuar eksponentë të ndyshëm për të inkurajuar që të formojnë parti dhe për të përçarë BDI-në?

Sipas gjitha lëvizjeve , Muki në fillim kishte qëllimin e përçarjes së shqiptarëve dhe tani dëmtimin e LSDM-së para elektoratit maqedon, kur dihet se elektorati maqedon është me koncept antishqiptar.

Muki dhe shqiptarët e tjerë që u anëtarësuan në LSDM, janë arma më e fortë e VMRO-së që në zgjedhjet e ardhëshme të sulmojë LSDM-në se po rrezikon Maqedoninë nga shqiptarizimi- ankth që e ka çdo maqedon.

Në anën tjetër, antarësimi i Mukit dhe shqiptarëve tjerë në LSDM impaktin do ta kenë zero te elektorati shqiptar, pasi nuk ka shqiptar i denjë që do të besonte se Zaevi dhe LSDM mund t'u sjellë shqiptarëve më shumë të mira se lideri dhe partia më e keqe shqiptare.

Nuk e di se si ka mundësi që Zaev dhe LSDM e kanë kapërdier këtë gjellë?! Janë aq naiv apo ne nuk kemi kapacitet që të kuptojmë këta lëvizje?

Nga gjithë këta lëvizje ne shohim se VMRO apo LSDM kanë një qëllim- të demtojnë fuqinë e votës shqiptare.
Sidoqoftë, edhe njëherë e theksoj se Muki dhe shqiptarët e antarësuar në LSDM, më shumë i kanë bërë dëm LSDM-së në elektoratin maqedon me koncept nacionalist antishqiptar, sesa do të përfitonin ndonjë votë shqiptare!

Publikuar: 13.10.2016 | 13:45
Lexuar: 7289 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime