E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Peshave (BIPM) votuan për miratimin e ndryshmeve rrënjësore të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet kryesore të njerëzve
Francë, miratohet definicioni i ri mbi kilogramin
Sistemi ndërkombëtar i matjes ka pësuar një ndryshim me një ridefinim të kilogramit dhe njësive tjera elementare.

Në një takim të mbajtur sot në Versajë të Francës, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Peshave (BIPM) votuan për miratimin e ndryshmeve rrënjësore të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet kryesore të njerëzve, siç janë tregtia globale dhe inovacionet shkencore.

Ndryshimi i cili zgjoi kureshtjen më të madhe, ishte revizioni i kilogramit.

Përkufizimi i deritanishëm i kilogramit, daton nga 130 vite më parë, atëherë kur bota pranoi që cilindri i ngurtë nga platina dhe iridiumi të paraqesin njësinë e saktë matëse për një kilogram.

Bëhet fjalë për objektin e metaltë të madhësisë së topit për golf, i cili konsiderohet "kilogram i të gjithë kilogramëve" dhe gjendet i mbyllur me një kontroll të rreptë në Zyrën Ndërkombëtare të Masave dhe Peshave në Sevres të Francës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se cilindri humb në peshë, më shumë gjasë nga shkaku i gazit që ishte brenda cilindrit në kohën kur është prodhuar.

Matja e deritanishme i takon të kaluarës pasi është zëvendësuar me një definicion të ri të bazuar në një formulë shkencore.

(AA)

Publikuar: 17.11.2018 | 09:22
Lexuar: 184 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime