E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipëtrisë në Pejë.
Mbledhja e dy qeverive shqiptare, Rama me porosi për Evropën
Hapjen e kësaj mbledhje e kanë bërë dy kryeministrat, duke folur për rëndësinë e mbledhjes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj proceseve të Kosovës. Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në takimin e dy Qeverive në Pejë.

Kryeministri i Shqipërisë ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj proceseve të Kosovës për zhvillim dhe integrim evropian.

“Dje përkujtuam në Prizren për të dytën herë brenda këtij viti amanetet e urdhërresat e Lidhjes shqiptare, të cilat koha jo vetëm nuk I ka zbehur aspak por i ka në rendin e ditës. Sot duhet sjellë këtu pasazhet e një letre, të Shtefan Gjeqovit, që I shkruante prej Pejës Faik Konicës më 1898. Zemra e një shqiptari të vërtetë do të lakmonte bashkimin ndër vete”, theksoi Rama duke iu referuar letrës, përcjell lajmi net.

“E pra për Shqipërinë, Kosova është një shtet i pavarur, sovran i barabartë, me regjim kushtetues dhe liberal dhe një pikëpamje afatgjate. Shqipëria është shteti më i interesuar për suksesin e Kosovës. Sot është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete”, shtoi ai.

“Kjo drejtësi, e drejta ndërkombëtare, është ajo e drejtave të njerit dhe nuk njeh gjysmë njerëz. Ne i kemi mirëpritur dhe i mirëpresim në çdo çast të gjitha dinamikat, që çojnë tek plotësimi i kuadrit dhe zhvillimit të Kosovës”, theksoi Rama.

“Për këtë arsye kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Evropian dhe atyre shtete që janë në themel të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Për këtë arsye themelimi i forcave të armatosura të Kosovës ishte hapi kuptimplotë për plotësimin e kuadrit të një shteti që nuk mund të jetë nga askysh si gjysmë shtet. Kosova për gjithë këto vite është shembëlltyra e paqes, respektit për komunitetet dhe mishërimi më domethënës për bashkëpunim dhe dialog me bashkëveprim të sinqertë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Publikuar: 26.11.2018 | 14:20
Lexuar: 102 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime