E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në konferencën pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive se territori i Kosovës është i paprekshëm.
Haradinaj: Territori i Kosovës nuk preket, kjo tokë është e larë me gjak
Haradinaj e ka thënë këtë, pasi që kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se kushdo që e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar.

“Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim. A ke nga Kosova, Shqipëria a kudo qoftë. As një metër nuk merret më, a ke ai Ramushi, Edi Rama a Hashim Thaçi a kushdo tjetër, gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve e larë me gjak”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“17 shkurti nuk preket duhet ta dijë gjithkush këtë. Ne s’mund t’i hapim vendimet tona, e kemi marrë vendimin më 17 shkurt 2008. Nuk ka shtyr me zor askush, Shqipëria na ka njohur në këta kufij. Pse duhet ta pyesim më vetveten. Kur është gati Serbia të na njohë le të urdhërojë. Nuk presim nga të tjerët, Kosova është e popullit të vet, e kombit të vet dhe e aleatëve. Kjo nuk i drejtohet një individi dhe institucioni por është gabim të hapet tema e kufijve, s’ka për të ndodhë sa do të ketë shqiptarë në Kosovë”.

Publikuar: 26.11.2018 | 14:26
Lexuar: 113 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime